HomePolitikë

Holanda i mbyll dyert Shqipërisë për hapjen e negociatave

Qeveria holandeze do vazhdojë ta mbajë të mbyllur deren e negociatave për Shqipërinë. Kështu është shprehur ministri i jashtëm holandez Stef Blok, gjatë një debati parlamentar me përfaqësues të partive opozitare, i cili shtoi se Shqipërisë i duhet edhe shumë për të bërë.

“Qeveria nuk është e interesuar për çeljen e negociatave mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.”, tha Blok.

Përsa i përket Maqedonisë së Veriut qasja është më pozitive, dhe ministri Blok thotë se vendi ka shënuar progres më të madh sesa Shqipëria në kriteret e caktuara, megjithëse beteja me korrupsionin dhe sundimin e ligjit nuk është aty ku duhet.


TË NGJASHME