HomeSport

Holanda siguron finalen e “Nations League”, pas 120 minutave

PortugaliHolandë, këto janë dy skuadrat finaliste që do të diskutojnë edhe trofeun e “Nations League“.

Pas portugezëve që arritën të sigurojnë kualifikimin falë një super Cristiano Ronaldo, dje ishte radha e Holandës që arriti të kualifikohet në finale pas fitores 3-1 me Anglinë.

Në stadiumin “Alfonso Henriques”, në Guimares, u deshën 120 minuta lojë për të përcaktuar skuadrën finaliste.

Në pjesën e parë, do të ishin anglezët që pas 30 minutash lojë, do të zhbllokonin rezultatin pas një penalltieje të shkaktuar nga de Ligt. Marcus Rashford nuk gabon para Cillesen dhe Anglia udhëheq 1-0.

Megjithatë, talenti i zbuluar nga Ajax e korrigjoi gabimin e tij, duke shënuar për golin e barazimit. Në pjesën e dytë, një goditje këndi e ekzekutuar nga Memphis Depay, gjeti de Ligt që arriti të kthejë baraspeshën. Me këtë rezultat u mbyll 90-minutëshi dhe arbitri Turpin akordoi kohët shtesë.

Pikërisht këtu, “tulipanët” dhanë më të mirën duke shënuar dy herë. Në fillim formacioni i trajnerit Kuman mori epërsinë me një gol me shumë fat, që detyroi Kyle ëalker të shënonte në portën e tij. E ndërsa sfida i afrohej fundit, Quincy Promes firmosi edhe rrjetën e tretë dhe suksesin e merituar të “portokallinjve”.

Tani, më 9 qershor në stadiumin e Portos, idhujt vendas të frymëzuar nga Cristiano Ronaldo do të diskutojnë trofeun me Holandën.


TË NGJASHME