HomeRajon

Holandë/ Të shtëna me armë zjarri në tramvaj, plagosen disa persona

Disa persona kanë mbetur të plagosur pasi një burrë hapi zjarr në një tramvaj në qytetin holandez të Utrehtit, tha policia.

Sheshi pranë stacionit të tamvajit është rrethuar nga policia. Shërbimet e emergjencës dhe tre helikopterë u dërguan në vendngjarje.

Të shtënat me armë filluan rreth orës lokale 10:45.

Russia Today raporton se autori i sulmit ka arritur të largohet nga vendngjarja.

Numri i të lënduarve nuk është përcaktuar ende.


TË NGJASHME