HomeLajmi i Fundit

Hong Kong, 72 të plagosur pas përplasjes në protesta

Ka shkuar në 72 numri i të plagosurve, mes të cilëve 2 në gjendje të rëndë, pas përplasjeve të dhunshme sot në Hong Kong, ku mijëra njerëz morën pjesë në protestat kundër ligjit për ekstradimet në Kinë.

Lajmin e bën të ditur BBC, që citon burime nga qeveria vendase, duke sqaruar se të plagosurit janë nga mosha 15 dhe 66 vjeç.

Mes forcave të rendit janë rreth 21 të plagosur, mes të cilëve 9 janë shtruar në spital, shkruan South China Morning Post, e përditshmja lokale në anglisht e kontrolluar nga Alibaba.

Zyrtarët e policisë morën një pushim pas katër ditësh të njëpasnjëshme duke u përpjekur të përmbajnë protesta masive në Hong Kong.

Në fotot e publikuara në mediat shihen policët e shtrirë në tokë duke fjetur gjumë.

Të mërkurën dhjetëra mijëra njerëz rrethuan ndërtesat qeveritare dhe detyruan zyrtarët të shtynin debatin mbi një projekt-ligj që do të lejonte ekstradimet në Kinën kontinentale.

Kritikët thonë se miratimi i ligjit do të bënte që kushdo në tokën e Hong Kong do preket nga persekutimi i autoriteteve kineze dhe do dëmtonte sistemin ligjor të pavarur të qytetit gjysmë autonom.