HomeLajme

Hong Kongu shpall Emergjencë Kombëtare, virusi ‘vjen’ me trenat e shpejtësisë së lartë

Hong Kongu ka shpallur epideminë e koronavirusit “një emergjencë kombëtare”, niveli më i lartë i alarmit të qytetit, ndërsa autoritetet kanë rritur masat në përpjekje për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së infeksioneve. “Sot unë deklaroj se ngre nivelin e reagimit emergjent,” – u tha gazetarëve guvernatorja e Hong Kong-ut, Carrie Lam, e cila shtoi se ajo personalisht do të kryesojë një komitet ndër-sektorial për një reagim më të shpejtë ndaj përhapjes së virusit.

Nga pesë personat e prekur nga koronavirusi deri më tani në Hong Kong, katër kishin ardhur nga Kina në trenat e shpejtësisë së lartë. Kjo ka bërë që autoritetet shëndetësore dhe politikanët të kufizojnë dhe madje bllokojnë ardhjet nga Kina. Shkollat dhe universitetet, të cilat janë mbyllur aktualisht për Vitin e Ri Lunar, do të rihapen më 17 shkurt.


TË NGJASHME