HomeShowbiz

Hoqi dorë nga koncertet, Rozana Radi tregon arsyet pse

Prej disa vitesh Rozana Radi ka hequr dorë nga koncertet muzikore.

Këngëtarja i është përkushtuar më shumë biznesit të saj dhe emisionit investigativ që prezanton së bashku me Fiori Dardhën.

Në një intervistë të fundit, këngëtarja ka zbuluar arsyen që e çoi drejt këtij vendimi.

Ajo ka treguar një skenë paniku që i ka ndodhur me fansat e saj, të cilët e kanë ndjekur me makinë pas një koncerti në Vlorë.

“Nuk dua të prek asnjeri por janë disa fansa që kanë dëshirë të jenë non stop me mua dhe e kam kohën shumë të limituar. Një ndër arsyet që e kam ndërprerë muzikën dhe nuk shkoj më nëpër koncerte është dhe arsyeja e fansave. Unë e kam lënë pas një koncerti në Vlorë, në të cilën ishin mbledhur disa fansa të mi. Pasi bëra foto, i përshëndeta, ndejta me to, u nisa drejt Tiranës dhe e kisha të pamundur sepse filluan të më gjëmonin mbrapa me makinë dhe më krijoi një si tip paniku. Atë natë, ne kemi qenë tre vajza. Ishin dy shoqet e mia që më shoqëronin dhe unë, e u bë pak e tepërt, krijoi panik gjëja. Kjo më ka krijuar një gjë jo të mirë dhe më ka lënë pasojë në jetën time”, është shprehur Rozana.


TË NGJASHME