Aktualitet Lajme Lifestyle Sociale

Horoskopi ditor, e hënë 10 dhjetor

Dashi

Do tregoheni te padrejte me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe debatet ne çift do jene te pashmangshme. Asgjë nuk do shkoje ashtu si ju e keni menduar ne këtë plan. Beqaret do kenë një dite tërësisht ndryshe. Ata do kenë takime te rëndësishme te cilat mund te sjellin një lidhje afatgjate. Ne planin financiar do keni shume vështirësi. Merrni masa strikte.

Demi

Ata qe janë ne një lidhje do marrin vendime shume te rëndësishme gjate kësaj dite te cilat do ua ndryshojnë tërësisht jetën. Ju beqare mos u dekurajoni sot edhe nëse nuk do keni takimet qe aq shume keni pritur. Gjithçka ndodh për një arsye. Problemet financiare do fillojnë te zgjidhen një nga një. Ne fund te ditës do jeni me te qete.

Binjaket

Jeta ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do flisni me hapur me personin qe keni ne krah dhe me pak durim e qetësi do i zgjidhni edhe disa probleme te vogla qe kishit pasur. Beqaret do jene ambicioze dhe nuk do ju pëlqejnë aspak takimet qe do kryejnë. Ne planin financiar duhet te mendoheni shume here para se te hidhni ndonjë hap.

Gaforrja

Do kaloni momente shume te lumtura gjate kësaj dite pranë atij qe dashuroni. Do e keni me te lehte te flisni hapur dhe qetësisht me partnerin. Beqaret do takojnë qe ne mëngjes një person për te cilin do ju rrahe zemra fort. Për financat do jete dite si gjithë te tjerat. Duhet te shpenzoni me shume kujdes nëse nuk doni qe situata te mos behet problematike.

Luani

Dashuria ne çift do influencohet pozitivisht nga yjet gjate kësaj dite. Do ndiheni me se miri dhe do i kushtoni me tepër jetës intime. Beqaret do e gjejnë personin qe do ju përshtatet dhe do krijojnë shume shpejt një lidhje te qëndrueshme. Financiarisht do ju mbështesin jo vetëm yjet, por edhe disa te afërm. Nuk pritet as problemi me i vogël ne këtë sektor.

Virgjeresha

Duhet te hidhni ju hapat e pare sot drejt zgjidhjes se mosmarrëveshjeve dhe debateve ne çift. Partneri do ju vlerësojë mjaft për këtë fakt dhe situata e tensionuar do filloje te qartësohet. Beqaret do kenë mundësi për takime, por asgjë me tepër sesa kaq. Duhet te prisni ende për te filluar një lidhje. Ne planin financiar situata do jete mjaft e qete.

Peshorja

Dita do filloje me debate sot për çiftet, por me kalimin e orëve situata do përmirësohet. Fatmirësisht partneri do toleroje me tepër dhe do hape rruge. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin propozime me shumice. Ne planin financiar do ndiheni me te qete. Do shpenzoni për ato qe ju nevojiten dhe situata do jete serish e qëndrueshme.

Akrepi

Gjate kësaj dite marrëdhënia ne çift do jete goxha e tensionuar. Nuk do arrini dot te flisni qetësisht me partnerin sepse çdo fjale tuajën ai do e marre për keq. Beqaret do fillojnë te pëlqejnë serish një ish te dashur. Mos bëni gabimin te hidheni tani ne krahët e tij sepse do vuani me vone. Ne planin financiar do jete koha e duhur për te organizuar te ardhurat.

Shigjetari

Dite e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do jeni me humor te mire dhe për çdo gjë do debatoni me partnerin. Beqaret do kenë një takim vendimtar i cili do ua ndryshoje te ardhmen. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Ne planin financiar do keni disa përmirësime te vogla. Megjithatë këto do ju ndihmojnë te kryeni ndonjë shpenzim te domosdoshëm.

Bricjapi

Edhe pse jeni ne një lidhje do tundoheni jashtë mase sot nga një person qe sapo do takoni dhe ka rrëzim ta tradhtoni partnerin. Nuk do i mendoni pasojat qe kjo mund te sjelle, por shume shpejt do e kuptoni gabimin. Beqaret do gjenden përballë një dileme te vështirë. Merrni kohen e duhur për ta zgjidhur. Financat fatmirësisht do jene me te mira se disa dite me pare.

Ujori

Sot ka rrezik te kaloni një krize ne jetën tuaj ne çift. Do debatoni qe ne mëngjes dhe atmosfera nuk do qetësohet deri ne sekondën e fundit. Beqaret do marrin deklarata te forta dashurie. Mendohuni mire para se te jepni çdo lloj përgjigjeje. Ne planin financiar nuk rekomandohen shpenzime te pamenduara nëse nuk doni te mbeteni pa para një dite.

Peshqit

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bini dakord për asgjë me partnerin dhe debatet do jene te pafundme. Beqaret edhe pse do jene gjithë kohës ne kërkim, nuk do e gjejnë as sot princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar do e dini mire çfarë hapash te hidhni qe situata te behet me e qëndrueshme.

Related posts

Habit vëllai i Muratajt: Admiri ka qenë mësues

Xhensila Gotanews

PPE-t/ Pezullojnë partinë qeverisëse në Hungari

Mila

FNSH/ Çfarë po ndodh në Sarandë?

Mila
Na Kontaktoni!