HomeLifestyle

Horoskopi ditor për ditën e merkurë – 16 Janar 2019

DASHI
21. mars – 20. prill

Asnjë planet nuk do ndikojë negativisht tek jeta juaj në çift gjatë kësaj dite, megjithatë gjithmonë duhet të tregoheni të kujdesshëm me fjalët dhe me gjestet. Beqarët do jenë shumë të drejtpërdrejtë dhe më në fund do arrijnë t’ia shprehin ndjenjat atij që pëlqejnë. Në planin financiar keni për të pasur sukses me shumicë dhe situata do ndryshojë si me magji.

DEMI
21. prill – 21. maj

Venusi do ua mbrojë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do rikthehet pasioni e sensualiteti si asnjëherë më parë. Kur duan yjet mund t’ua ndryshojnë vërtet çdo moment. Beqarët duhet të ndërmarrin iniciativa për të ndryshuar statusin sepse po priten nga të tjerat nuk do marrin asgjë. Jupiteri do ua mbrojë sektorin e financave dhe nuk do ju lërë të bëni gabime aspak.

BINJAKET
22. maj – 21. qershor

Nëse bëni përpjekjet e duhura keni për ta forcuar edhe më shumë marrëdhënien tuaj ne çift. Mundohuni edhe të shpreheni më tepër sepse do e bëni tjetrin të ndihet më mirë. Beqarët do jenë romantikë dhe të gatshëm për të bërë gjithçka që jeta t’iu ndryshojë për mirë. Financat do dini si t’i organizoni me kujdes kështu që edhe ky plan do vazhdojë të mbetet i qëndrueshëm.

GAFORRJA
22. qershor – 22. korrik

Ata që kanë pasur zënka me partnerin kohët e fundit do pajtohen gjatë kësaj dite dhe në mbrëmje do kalojnë momente më të bukura. Yjet do jenë gjatë gjithë kohës në anën tuaj. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë të gjithë atyre qe do i ngacmojnë sot sepse do lëndohen. Në punë nuk ka ardhur ende koha të merrni vendime të rëndësishme apo të nënshkruani kontrata.

LUANI
23. korrik – 22. gusht

Në shumë momente do ndiheni si të lidhur gjatë kësaj dite dhe nuk do bëni dot ato që në fakt i ndjeni. Do e përjetoni pak keq këtë periudhë dhe mundet të mendoni negativisht për të ardhmen. Beqarët do mbështeten nga Venusi, por ky planet nuk do mundet dot t’ua ndryshojë jetën ashtu si ata e ëndërrojnë. Çështjet financiare nuk do jetë perfekte, por disi më të stabilizuara se kohët e fundit.

VIRGJERESHA
23. gusht – 23. shtator

Të shumtë do jenë yjet që do krijojnë turbullira në jetën në çift gjatë kësaj dite. Lidhjes suaj do i mungojë qëndrueshmëria dhe do keni probleme të mëdha. Beqarët do kenë pak mundësi të takojnë personat e duhur, megjithatë nuk duhet ta humbin shpresën deri në minutën e fundit. Në planin financiar ka ardhur koha të ndiqni një strategji strikte.

PESHORJA
24. shtator – 23. tetor

Falë influencës shumë të madhe të Plutonit, jeta në çift as për ju nuk do jetë e qetë. Do keni ide të ndryshme me partnerin dhe disa mund të shkojnë deri atje sa ta tradhtojnë atë qe kanë në krah. Beqarët duhet ti marrin gjërat si t’iu vijnë, pa kërkuar asgjë me ngulm. Ka mundësi që buxheti juaj të fillojë të përmirësohet që sot. Përfitoni për të hequr disa lek mënjanë.

AKREPI
24. tetor – 22. nëntor

Sektori i dashurisë do vazhdojë të jetë i mbrojtur nga yjet gjatë kësaj dite. Do flisni hapur për gjithçka me partnerin dhe nuk do keni asnjë kontradikte. Për beqaret do ketë takime premtuese të cilat nuk duhen humbur në asnjë mënyrë. Në planin financiar do keni disa tronditje te vogla, por probleme të mëdha nuk do ketë. Shpenzimet duhet t’i pakësoni.

SHIGJETARI
23. nëntor – 21. dhjetor

Nëse kohët e fundit jeni përballur me një situatë të vështirë në çift, sot do i shikoni gjërat më me qartësi. Situata do fillojë të stabilizohet pak nga pak. Beqarët do flirtojnë pa pushim, por do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare. Shfrytëzojini nëse iu pëlqejnë ose prisni ende për një lidhje serioze. Në planin financiar do e dini mirë çfarë hapash te hidhni që situata të mos përkeqësohet.

BRICJAPI
22. dhjetor – 20. janar

Kujdes me ironinë gjatë kësaj dite sepse do keni probleme me partnerin. Më mirë thuajini gjërat ashtu si i mendoni. Beqarët do ëndërrojnë shumë dhe askush nuk do i pengojë të mendojnë tek dashuria ideale. Ju do shpresoni deri në sekondën e fundit dhe në fakt do bëni mirë. Në planin financiar do jetë Marsi ai që do iu ndihmojë të jeni më të organizuar.

UJORI
21. janar – 19. shkurt

Nëse kujdeseni më tepër për atë që keni në krah dhe nuk e lini vetëm për asnjë moment, gjërat do shkojnë më së miri në jetën tuaj në çift. Beqarët do jenë edhe më të privilegjuar dhe do takojnë personin e ëndrrave. Përgatituni për emocione të papërshkrueshme. Planetët do jenë aleatët më të mirë në planin financiar. Ata do iu ndihmojnë të mos keni asnjë vështirësi.

PESHQIT
20. shkurt – 20. mars

Falë mbështetjes që do iu japë Jupiteri gjatë kësaj dite do e përmirësoni marrëdhënien në çift dhe do përjetoni momente të paharruara. Mosmarrëveshjet që keni pasur do i harroni përgjithmonë. Beqarët do kenë mundësi të shumta për aventura, por disa do kenë takimin vendimtar. Situata financiare do jetë e qëndrueshme dhe nuk pritet as problemi më i vogël.


TË NGJASHME