HomeLifestyle

Horoskopi ditor për ditën e mërkurë – 9 Janar 2019

DASHI
21. mars – 20. prill

Qielli sot nuk do jete shume i ngrohte për ju kështu qe here pas here mund te përballeni edhe me disa debate te vogla ne çift. Kujdes mos prekni temat qe partneri i urren sepse do filloni debate te ashpra. Beqaret do kenë një dite goxha me te qëndrueshme, por gjithsesi nuk duhet te shpresojnë për ndryshime stratosferike. Situata financiare nuk do jete e keqe, megjithatë as shume e mire.

 

DEMI
21. prill – 21. maj 

Ju çiftet do i bëni gjerat edhe me serioze gjate kësaj dite dhe do ndiheni pafundësisht mire. Partneri nuk do ju lere vetëm asnjë moment dhe do ju përkëdhelë. Beqaret do kenë frike te fillojnë një lidhje sepse mendojnë se jeta do ju ndërlikohet. Sektori i financave do ndryshoje tej mase. Me ne fund do gjeni zgjidhje për te gjitha problemet qe keni pasur.

BINJAKET
22. maj – 21. qershor

Dëshira e madhe për ta stabilizuar jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite do ju beje te ndërmerrni edhe sfida te reja. Mbrëmja për ju ka për te qene me e këndshme. Beqaret do jene me sensuale dhe do kenë me shume fat ne dashuri. Pritet qe për ta te ndryshojë tërësisht rrjedha e jetës. Buxhetin me mire menaxhojeni me kujdes sepse po ju filluan problemet do e keni gjithçka me te vështirë.

GAFORRJA
22. qershor – 22. korrik

Dite shume e turbullt do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni goxha me partnerin dhe do mendoni te qëndroni pak kohe larg njeri-tjetrit. Beqaret nga ana tjetër do jene te gatshëm te bëjnë çdo gjë vetëm për te mos pasur me statusin qe kane. Sektori financiar do filloje te ketë disa përmirësime te vogla megjithatë ende nuk do jete ne momentin me te mire.


LUANI
23. korrik – 22. gusht

Çiftet kane për te pasur një dite rutine sot. Gjithçka do jete si me pare dhe emocionet kane për te qene aq te forta sa ata i kane ëndërruar. Beqaret do jenë disi me te favorizuar. Atyre do ju krijohen me tepër mundësi për njohje dhe zemra do filloje t’iu rrahe me ritme me te shpejta. Me financat Neptuni di ju ndihmoje te tregoheni me te kujdesshëm dhe te kujdeseni për shpenzimet.

VIRGJERESHA
23. gusht – 23. shtator

Mos kërkoni me ngulm gjate kësaj dite qe partneri te ketë për çdo gjë, te njëjtin mendim me ju. Lëreni atë te shprehet lirisht dhe mos impononi asgjë nëse nuk doni ta humbni se shpejti. Nëse jeni beqare, nuk do keni fat as gjeta kësaj dite. Beni ende durim. Ne planin financiar do ketë ndryshime mjaft pozitive. Do tregoheni te matur me shpenzimet dhe kjo do jete gjeja me e mire.

PESHORJA
24. shtator – 23. tetor

Çiftet do ia kalojnë për mrekulli sot. Jo vetëm qe do dashuroheni ashtu si vetëm ju dini, por do merrni edhe një venim te rëndësishëm për te ardhmen. Ka shume gjasa qe disa persona te bien pre e sharmit tuaj gjate kësaj dite. Shfrytëzojini takimet për t’u njohur me mire me personat qe do iu vije rrotull. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes nga influenca negative e Saturnit.

AKREPI
24. tetor – 22. nëntor

Klima yjore nuk do jete shume e favorshme gjate kësaj dite për ata qe janë vetëm. Do e keni te vështirë te vendosni kontakte me persona te panjohur dhe nuk do e shfrytëzoni asnjë mundësi qe do iu jepet për takime. Çiftet do kalojnë një dite te qete dhe pa asnjë te re. Ne planin financiar do keni sukses te garantuar. Situata do jete shume me e mire sesa e mendonit.

SHIGJETARI
23. nëntor – 21. dhjetor

Dashuria do jete ne qendër te vëmendjes gjate kësaj dite. Do i kushtoni me tepër kohe atij qe keni ne krah dhe emocionet do jene te shumëfishuara. Nëse jeni vetëm, do keni takimin qe keni pritur prej kohesh. Tregohuni te duruar para se te hidhni një hap me tej. Me financat duhet me tepër maturi dhe kujdes. Shmangni investimet e mëdha dhe te rrezikshme.

BRICJAPI
22. dhjetor – 20. janar

Jeta ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Nëse jeni ne një lidhje do mendoni për surpriza ndaj partnerit. Pasditja do jete koha me emocionuese. Beqaret nuk duhet te qëndrojnë indiferente ndaj ftesave qe do iu behën. Shmangni mendjemadhësinë dhe mos kërkoni perfeksionin. Nëse doni qe financat te jene te qëndrueshme, shpenzoni sa me pak te mundni.

UJORI
21. janar – 19. shkurt

Shtojini dozat e fantazisë ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do jetoni ne një ambient me te ngrohte ne çift. Partneri nga ana e tij ka menduar t’iu beje një propozim interesant. Mendohuni mire para se te përgjigjeni. Takimet për beqaret do jene te pafundme, por asnjeri nuk do jete ne lartësinë e duhur. Ne planin financiar ndiqni intuitën dhe aspak te tjerët.


PESHQIT
20. shkurt – 20. mars

Jeni ne çift? Dita e sotme do jete e qete dhe e bukur njëkohësisht. Komunikimi dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës. Dashuriçkat e beqareve do jene te ndërlikuara gjate kësaj dite. Takime do ketë, por asnjeri nuk do ua mbushe mendjen aq sa duhet. Ne planin material do iu jepet një mundësi e mire pa ta stabilizuar situatën. Shfrytëzojeni!


TË NGJASHME