HomeLifestyle

Horoskopi ditor për ditën e premte – 18 janar 2019

DASHI
21. mars – 20. prill

Gjatë kësaj dite të dashuruarit do kenë më shumë se kurrë nevojë për intensitet dhe risi. Këtë mund ta arrijnë vetëm duke folur me partnerin dhe duke shprehur mendimet që kanë. Beqarëve do ju rëndojë pafundësisht vetmia, por nuk do kenë asnjë mundësi për ta ndryshuar atë. Sektori i financave do jetë kryesisht i mbrojtur, megjithatë mirë është që në çdo moment të tregoni kujdes me shpenzimet.

DEMI
21. prill – 21. maj

Ju te dashuruarit do ndërmerrni shumë iniciativa gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më të lumtur se më parë. Partneri do ndihet i kënaqur që ju ka pranë dhe mund t’iu bëjë edhe ndonjë surprizë. Beqarët nga ana tjetër mund të kalojnë një dite disi më të mërzitshme. Saturni do ju vërë përballë sfidave të vështira në planin financiar. Tregohuni përherë shumë te kujdesshëm.

BINJAKET
22. maj – 21. qershor

Qielli juaj i dashurisë do jetë plot ngjyra sot dhe do keni performanca të jashtëzakonshme me partnerin. Zemra do rrahë fort dhe shpesh do ju duket sikur jeni në një ëndërr. Beqarët do jenë shumë diskrete dhe do joshin pa u vënë re aspak. Sektorin e financave duhet patjetër ta menaxhoni me më shumë kujdes dhe maturi në mënyrë që edhe e nesërmja të jetë e sigurt.

GAFORRJA
22. qershor – 22. korrik

Pas një kohe të gjatë qetësie në çift, pasioni do rindizet sot dhe do ja kaloni për mrekulli me partnerin tuaj. Do përjetoni sërish emocionet e fillimit të lidhjes. Beqarët do kenë disa takime, por asnjeri nga personat nuk do ua mbushë mendjen për të filluar angazhime serioze. Për planin financiar do jetë ditë e vështirë. Mundohuni të ulni sa të mundeni shpenzimet.

LUANI
23. korrik – 22. gusht

Ka mundësi që dita e sotme të jetë negative për ju që keni një lidhje. Do jeni të pabindshëm dhe nuk do pranoni ato që do ju thotë partneri. Beqarët ka shumë mundësi të realizojnë takimet që aq shumë kanë ëndërruar dhe jeta do ju marrë një tjetër drejtim. Në planin financiar bëni kujdes nga konfigurimi i yjeve të cilat do ua ndërlikojnë goxha situatën. Vendime të mëdha më mirë të mos merrni.

VIRGJERESHA
23. gusht – 23. shtator

Ne jetën sentimentale do ketë një revolucion të vërtetë gjatë kësaj dite. Ndryshimet do jenë të njëpasnjëshme kështu që përgatituni shpirtërisht. Beqarët do kenë mundësi të mira për të takuar një person të veçantë. Mos mendoni menjëherë të krijoni një lidhje, por njiheni sa më mirë atë. Për financat do jetë ditë përgjithësisht e qetë. Vazhdoni të tregoheni të matur me shpenzimet.

PESHORJA
24. shtator – 23. tetor

Gjatë kësaj dite duhet të përfitoni sa më shumë që të mundeni nga klima e ngrohtë që do mbizotërojë në lidhjen tuaj. Flisni hapur edhe për disa tema delikate që më parë nuk guxonit t’i përmendnit. Beqarët nuk do kënaqen nga takimet që do kryejnë dhe për pasojë nuk do mendojnë të krijojnë lidhje me ata persona. Për financa të mira duhet ta menaxhoni me kujdes buxhetin.

AKREPI
24. tetor – 22. nëntor

Një fllad romantik dhe emocionues do fryjë gjatë kësaj dite në jetën tuaj ne çift. Do ndiheni më të plotësuar dhe do përjetoni emocione pa fund. Beqarët nuk duhet në asnjë mënyrë te bëjnë çmenduri vetëm për të krijuar një lidhje sepse do pendohen shpejt. Në planin financiar, kombinimi i yjeve do favorizojë një situatë të qëndrueshme dhe të qetë. Nuk do keni frikë të bëni shpenzimet e nevojshme.

SHIGJETARI
23. nëntor – 21. dhjetor

Ndikimi i yjeve në jetën tuaj në çift do jetë pozitiv sot. Ata do iu krijojnë një ambient romantik dhe harmonik në mënyrë që të ndiheni të plotësuar. Beqarët as sot nuk do dëshirojnë të fillojnë një lidhje, me pretekstin se ndihen mirë edhe vetëm. Në planin financiar do kryeni transaksione me rëndësi të cilat do e stabilizojnë mjaft situatën. Vazhdoni në këtë rruge.

 

 

BRICJAPI
22. dhjetor – 20. janar

Marsi, planeti i dëshirave dhe seksualitetit do ndikojë mjaft tek jeta juaj sentimentale. Gjërat ndërmjet jush dhe partnerit do shkojnë më mirë sesa i kishit menduar. Beqarët nuk duhet të veprojnë pa u menduar sepse do bëjnë disa gabime të pafalshme. Në planin financiar duhet bërë sa më shpejt një riorganizim i situatës. Vetëm në këtë mënyrë do arrini të shpenzoni për ato që iu duhen.

UJORI
21. janar – 19. shkurt

Marrëdhënia juaj me partnerin nuk ka për të qënë tërësisht e qetë sot. Në shumë momente partneri do e ketë të vështirë t’iu kuptojë dhe mund të lindin mosmarrëveshje. Beqarët do ndihen shumë më të lirë dhe do preferojnë të afrojnë persona që kanë dëshirë vetëm për aventura afatshkurtra. Me buxhetin mirë do jetë të tregoheni më të kujdesshëm dhe të shpenzoni vetëm për gjerat e domosdoshme.

PESHQIT
20. shkurt – 20. mars

Ka mundësi që sot të ngrini shumë dyshime për vazhdimësinë e lidhjes që keni krijuar. Nuk iu ka pëlqyer aspak sjellja e partnerit tuaj kohët e fundit dhe kjo ua ka trazuar mendimet. Flisni me qetësi me të. Beqarët do jenë si në ajër dhe nuk do arrijnë të krijojnë një lidhje të qëndrueshme. Financat do jenë të paqëndrueshme. Do bënit mirë të ulnin paksa shpenzimet.


TË NGJASHME