HomePsikologji

Horoskopi i datës 11 prill 2019

Dashi

Mëngjesi nuk do jetë shumë i mirë për ju dhe çdo gjë do e merrni me përtesë, por pas mesdite gjërat do ndryshojnë rrënjësisht. Nëse keni një lidhje, me Marsin në krah, duhet të përgatiteni për momente emocionuese. Do ndodhin aq shumë gjëra të bukura saqë shpesh do ju duket sikur jeni mbi re. Ju beqarët nuk duhet të jeni naivë sepse disa persona kanë për të përfituar. Në punë ndiqni një rritëm të rregullt dhe keni për të dalë të fituar. Do ju duket pak sforcim dhe mundim ama çdo gjë do ja vlejë. Buxheti do vazhdojë të mbetet i njëjtë si disa ditë më parë. Mundohuni të mos bëni asnjë çmenduri me shpenzimet.

Demi

Gjatë kësaj dite do ndjeni edhe më shumë dashuri për ata që ju rrethojnë dhe do keni mënyra të veçanta për t’ua shprehur. Për ju të dashuruarit momentet e sotme do jenë pasionante dhe të veçanta. Do ndiheni mjaft mirë dhe të bekuar nga yjet. Edhe nëse keni pasur mosmarrëveshje do ndiheni më të qetë. Ju beqarët nuk do keni aspak dëshirë të bëni ndryshime të statusit, por nga ana tjetër nuk do qëndroni dot as pa flirtuar. Në punë do iu jepen shenjat e para të ndërrimit të postit. Përgatituni për periudha më të ndritshme. Sipas Dritare.net, në planin financiar do ju duhet ta kufizoni veten sepse në të kundërt mund të lindin probleme.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do mund t’iu plotësohet të gjitha dëshirat dhe do jeni edhe më kreativë nga më parë. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë si një ëndërr. Në çdo moment do përjetoni emocione të veçanta dhe nuk do doni të zgjoheni. Nëse jeni beqarë duhet të bëni edhe pak më shumë durim në mënyrë që ta gjeni personin e përshtatshëm. Nxitimi çon gjithmonë në rrugë të gabuar. Në punë Merkuri rekomandon më shumë takt dhe kujdes. Po e kaluat ditën pa probleme e nesërmja do jetë akoma më e sigurt. Në planin financiar nuk duhet kurrsesi të hidhni hapa të pamenduara mirë sepse atëherë kur nuk do e prisni jeta do ju marrë tjetër drejtim.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do e keni të vështirë ta shprehni atë që ndieni dhe atë që mendoni dhe herë pas here mund të izoloheni. Për ju që keni një lidhje priten momente të paqëndrueshme dhe do ndiheni shpesh konfuzë për hapat që duhet të hidhni. Gjërat nuk do jenë aspak të lehta mes jush dhe partnerit prandaj debatet mund të mos kenë të ndalur. Nëse jeni beqarë do takoheni papritur me një person me të cilin do bini kokë e këmbë në dashuri me shikim të parë. Në punë duhet të mbani më shumë përgjegjësi për veprimet që do bëni. Askush nuk do dyshojë për aftësitë tuaja dhe ju duhet t’iu tregoni të gjithëve se sa vleni. Në planin financiar duhet të ruani vetëkontrollin, pasi në të kundërt do keni probleme të paimagjinueshme.

Luani

Në disa momente mund t’iu mungojë qartësia në mendime sot, megjithatë duke reflektuar dhe duke mos u nxituar, nuk do keni probleme. Për ju të dashuruarit do ketë ndryshime rrënjësore në jetën sentimentale. Do jeni më shprehës dhe do i vendosni pikat mbi “i” njëherë e përgjithmonë. Do ndiheni të qetë dhe më të lumtur. Ju beqarët nuk do mendoheni mirë dhe ka rrezik të hidhni disa hapa të gabuara. Atëherë kur nuk do e prisni situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. Në punë duhet t’i mendoni me kujdes propozimet që do ju bëhen dhe nuk duhet të merrni vendime të nxituara. Ka mundësi që pritshmëritë tuaja të realizohen. Në planin financiar do arrini t’i rregulloni të gjitha problemet që ju kishin dalë.

Virgjëresha

Do jeni shumë të ndërgjegjshëm për çdo gjë sot dhe pavarësisht lodhjes nuk do ndalkeni derisa t’i rregulloni edhe problemet e vogla të së shkuarës. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e mbushur me bashkëpunim. Në këtë mënyrë do arrini t’i zgjidhni shpejt edhe disa probleme të vogla që ju mundonin shpirtërisht. Ju beqarët nuk do arrini dot të fiksoheni pas ndonjë personi dhe do vazhdoni të kenë një ditë të zakonshme. Në punë të gjithë do kërkojnë të mbështeten tek ju sepse e dinë sa të aftë jeni. Nuk do ju mungojë aspak produktiviteti. Financat nuk do jenë aspak të qëndrueshme, prandaj do bëni mirë t’i shmangni shpenzimet e ekzagjeruara.

Peshorja

Në shumë momente do ju ndryshojë shpesh humori dhe mundet të kërkoni gjëra të ekzagjeruara. Nëse keni një lidhje sot do doni të bëni gjëra të veçanta në jetën tuaj në mënyrë që ta largoni sa më parë rutinën mbytëse. Flisni edhe me partnerin për këtë dhe do ta arrini më shpejt lumturinë. Sipas Dritare.net, ju beqarët do josheni gjithë kohës nga disa persona, por do keni frikë të hidhni hapa. Në punë Neptuni do ua ndriçojë pafundësisht mendimet dhe Mërkuri do forcojë komunikimin. Për ju çdo gjë do jetë e arritshme dhe do e bëni me qejf të madh. Buxhetin mbajeni gjithë kohës nën kontroll sepse shumë shpejt do keni nevojë për më tepër para.

Akrepi

Orët e para të mëngjesit do jenë më stresueset për ju sepse do mundoheni gjithë kohës ta përmirësoni situatën në të cilën ndodheni. Mos i lini asgjë rastësisë. Ju të dashuruarit do bëni të pamundurën të riktheni qëndrueshmërinë dhe rehatinë në jetën tuaj. Pa u lodhur shumë do arrini atë që keni dashur. Ju beqarët do jeni më të hapur ndaj takimeve dhe ka mundësi të përjetoni emocione të veçanta. Në punë mund të arrini gjëra të jashtëzakonshme po patët dëshirën e mirë. Mos sfidoni kolegët dhe merrini gjërat sa më shtruar. Me shpenzimet do jeni të paduruar dhe kjo mund të sjellë probleme goxha të mëdha. Po nuk menduat për të ardhmen keni për t’u rrënuar shpejt.

Shigjetari

Mundohuni të shmangni kontradiktat gjatë kësaj dite dhe largohuni nga debatet nëse nuk doni që jeta t’iu bëhet e zymtë. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj do jetë përgjithësisht e qetë. Nuk do keni aspak debate me partnerin dhe në mbrëmje do kaloni momente romantike fantastike. Ju beqarët do zhgënjeheni tej mase nga disa persona që do takoni në mëngjes dhe do mbylleni akoma më shumë në vetvete. Në punë do mblidhni fort forcat  dhe do i kaloni shpejt pengesat. Objektivat do jene të lehta të t’u arritur. Gjendja e financave do jetë e paqëndrueshme. Nuk do i kryeni dot shpenzimet e menduara dhe kjo do ju mërzitë.

Bricjapi

Ëmbëlsi, butësi, thjeshtësi. Këto janë fjalët që e përshkruajnë më mitë këtë ditë. Çdo gjë do e bëni ngadalë dhe me shumë besim. Nëse keni një lidhje ka mundësi të afroheni edhe më shumë me partnerin tuaj dhe mund të ndani me të edhe disa detaje të rëndësishme të së shkuarës së familjes tuaj. Ju beqarët do keni mundësi të realizoni takime mbresëlënëse nga të cilat mund t’iu ndryshojë jeta përgjithmonë. Në punë do arrini t’i përmirësoni marrëdhëniet me kolegët she shefat dhe do ndiheni më të qetë për të vazhduar detyrat që iu janë dhënë. Financat do kenë përmirësime të pabesueshme. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të hequr edhe disa para mënjanë.

Ujori

Do jeni shumë të vendosur gjatë kësaj dite dhe do filloni t’i vini në dritë të gjitha idetë që keni pasur. Në çdo fushë gjërat do ju ecin mirë. Nëse keni një lidhje Venusi dhe Marsi do ju ndihmojnë t’i kaloni një e nga një problemet që keni pasur kohët e fundit. Do jeni më të hapur në mendime dhe do i kuptoni edhe gabimet. Ju beqarët, edhe pse do bëni të gjitha përpjekjet e mundshme, nuk do ja dilni dot të realizoni takimet që keni ëndërruar. Në punë do jeni shumë të bindur për të gjitha hapat që duhet të hidhni dhe do përmbyllni edhe disa projekte të mbetura pezull prej kohësh. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë mirë është që shpenzimet t’i kryeni me kujdes.

Peshqit

Sot do flisni pa menduar dhe mund të thoni edhe gjëra të gabuara. Në disa raste do futeni edhe nëpër debate. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë shumë e paqëndrueshme. Nuk do merreni vesh mirë me ata që keni në krah dhe në disa raste do debatoni ashpër. Për ju beqarët gjërat do ndryshojnë më shpejt nga sa e keni menduar. Në punë do jeni gati për të ndërmarrë iniciativa. Nuk do e keni aspak problem të prisni dhe të bashkëpunoni edhe me disa kolegë që nuk i keni pasur qejf. Synimi juaj është arritja e objektivave. Financat gjithashtu do përmirësohen mjaft falë një projekti të madh të përmbyllur me sukses. Vazhdoni në këtë rrugë. 


TË NGJASHME