HomePsikologji

Horoskopi i datës 28 shkurt 2019

Dashi

Gjatë kësaj dite mund të tregoheni të palogjikshëm dhe do bëni gabime që as vetë nuk do dinit t’i bënit kurrë. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e paqëndrueshme. Herë pas here do keni aq shumë debate me partnerin saqë mund të mendoni edhe të ndaheni. Ju beqarët ka mundësi të takoni persona interesantë në mjedisin e punës ose në palestër. Në punë nuk do jeni shumë produktivë dhe kjo gjë do ju mërzitë. Më mirë bashkoni forcat me një koleg sot sepse do keni më shumë përfitime. Financat do vazhdojnë të mbeten të paqëndrueshme edhe për një kohë të gjatë. Kujdes me çdo lloj shpenzimi.

Demi

Pas një gjysmë ditë të qetë dhe pa risi, gjysma tjetër ka për të qenë disi më ndryshe. Do i arrini objektivat që i kishit vënë vetes dhe fati do ju buzëqeshë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj në çift nuk ka për të pasur ndryshime të mëdha. Mundohuni t’i shprehni sa më shumë ndjenjat sepse në të kundërt do e humbisni atë dalëngadalë. Ju beqarët nuk do ndiheni aspak mirë për të hedhur hapa dhe do i refuzoni të gjitha ftesat për takime. Në punë në disa momente do ju mungojë realizmi kështu që mblidhni veten dhe mos hidhni hapa që nuk do ju çojnë në rrugën e duhur. Sipas Dritare.net, financat do mbeten të kënaqshme në çdo moment. Do i kryeni pa frikë edhe disa shpenzime më tepër.

Binjakët

Hëna dhe Jupiteri do bëhen bashkë sot për t’iu krijuar nja ambient sa më të këndshëm ku do mbizotërojë ekuilibri dhe entuziazmi. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e favorshme dhe pozitive. Keni për t’u ndier shumë më entuziastë. Do i zgjidhni që në mëngjes disa probleme të vogla që keni pasur dhe do jeni më të qetë që nga mesdita. Ju beqarët nuk do dini si të veproni për ta bërë për vete personin që doni. Në punë askush nuk do ju ndalë dot dhe do luftoni shumë fort për të arritur majat. Humori i mirë do ju ndihmojë pafundësisht. Në planin financiar do keni më shumë fat nga sa kishit menduar dhe mund të kryeni edhe ndonjë investim me tepër.

Gaforrja

Do jeni shumë kreativë gjatë kësaj dite dhe do bëni gjëra që as vetë nuk mendonit se do i arrinit një ditë. Shfrytëzojeni çdo çast deri në maksimum. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme dhe do jeni gati të merrni vendime të rëndësishme. Ju beqarët nuk do realizoni takimet e ëndërruara dhe do mbylleni në vetvete. Në punë gjërat do jenë shumë më të lehta nga më parë, ko për shkak të durimit e guximit tuaj, por edhe falë bashkëpunëtorëve. Financat do favorizohen nga Dielli. Mund të hiqni edhe disa para mënjanë për të siguruar ditët në vijim. Kjo do jetë gjëja më e mirë.

Luani

Dita e sotme ka për të qenë disi e vështirë dhe në disa momente do ndiheni të mërzitur. Ju të dashuruarit edhe pse në një lidhje, do ndiheni më të vetmuar se kurrë. Partneri do jetë i angazhuar me disa çështje të rëndësishme dhe do ju lërë shumë pas dore. Ju beqarët nuk do arrini dot të fiksoheni pas një personi pasi do merrni shumë ftesa njëherësh. Në punë gjërat nuk do jenë të lehta. Do ju mungojë organizimi dhe nuk do jeni aspak praktikë, Në shumë momente nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Në planin financiar ka rrezik të keni goxha vështirësi dhe do ju duhet ndihmë nga të afërmit për t’ia dalë mbanë.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do keni tendencë ta lini entuziazmin t’iu drejtojë dhe nuk do tregoheni të matur me disa gjëra shumë të rëndësishme. Ju të dashuruarit nuk do keni më asnjë dyshim dhe do jeni gati për të hedhur hapa të mëdha. Gjithçka ka për t’iu ecur për mrekulli. Nëse jeni beqarë duhet të prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa sepse mundësi më të mira kanë për t’iu dalë. Në punë kontrollojeni mirë çdo gjë që do bëni sepse po gabuat ka për të qenë shumë vonë. Të ardhurat do fillojnë dalëngadalë të përmirësohen falë ndihmës së madhe që do iu japin familjarët. Falënderojini ata dhe kushtojini vëmendje.

Peshorja

Sot edhe pse do ju duhet të luftoni pak fort për të ruajtur ekuilibrin, keni për t’ia dalë mbanë me shumë sukses. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë ideale për të marrë vendime të rëndësishme. Do ja kaloni më së miri pranë njëri-tjetrit dhe do ndiheni tërësisht të plotësuar. Ju beqarët nuk do keni aspak druajtje dhe do joshni cilindo person që do pëlqeni. Mund të filloni edhe një lidhje në mbrëmje. Në punë, pavarësisht ndonjë momenti të tensionuar, do arrini t’i çoni deri në fund objektivat tuaja. Keni për t’u ndier edhe më krenarë për veten. Sipas Dritare.net, në planin financiar do arrini ta ruani gjithmonë ekuilibrin dhe gjendja ka për të qenë e qëndrueshme.

Akrepi

Gjatë gjithë kësaj dite do i keni mendimet e vagullta dhe do jeni shumë të pavendosur. Qartësohuni pastaj hidhni hapa sepse do bëni gabime të pafalshme. Ju të dashuruarit nuk do arrini dot të ruani një marrëdhënie të mirë me atë që keni në krah sepse dikush tjetër do flirtojë me ju dhe do ju propozojë gjëra të çmendura. Mos bëni gabime të mëdha sepse do e shkatërrojë përfundimisht lidhjen tua. Do jetë më mirë nëse për çdo pakënaqësi të flisni paraprakisht me partnerin. Ju beqarët nuk do keni fat. Në punë mund të keni vonesa, pengesa ose incidente të vogla që do ju pengojnë të ecni para. Sektori i financave do jetë përgjithësisht i qëndrueshëm.

Shigjetari

Gjatë gjithë kësaj dite do bëni çdo gjë që dëshironi dhe do ndiheni pafundësisht mirë. Askush dhe asgjë nuk do ua ndalë dot vrullin. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë mjaft premtuese. Do i kaloni vështirësitë që keni pasur kohët e fundit dhe do ndiheni më të qetë. Nëse jeni beqarë do ja kaloni mirë sepse do dilni nëpër takime dhe çdo çast do jetë plot ngjyra. Në punë do i kaloni pa problem të gjitha pengesat që do ju dalin rrugës dhe do ndiheni gati të pranoni edhe disa propozime të reja që shefat ju kanë bërë. Financat ka mundësi të përmirësohen edhe më shumë nga sa kishit menduar. Do ndiheni më të lire për të kryer shpenzime.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite keni për të qenë shumë me fat sidomos në planin financiar. Gjithsesi në çdo sektor gjërat do ju ecin si duhet. Për ju që keni një lidhje shumë planetë do ndikojnë sot dhe do e bëjnë atë prioritet për ju. Do i përkushtoheni me gjithë qenien tuaj partnerit dhe marrëdhënia me të do jetë e shkëlqyer. Ju beqarët duhet të njiheni paraprakisht me personat që do takojnë, para se të hidhni hapa. Në punë keni për të pasur më shumë arritje sidomos nëse punoni financiarë apo ekonomistë. Nëse jo do keni një ditë të zakonshme e pa probleme. Për financat perspektivat janë të mira, por kjo nuk do të thotë qe ju të mbyllni sytë kur të shpenzoni. Shfrytëzoni momentin për të bërë investime.

Ujori

Urani do ju bëjë shumë të pavarur gjatë kësaj dite dhe në disa momente do bëni disa gabime. Të jesh i lirë nuk do të thotë të shkelësh mbi të tjerët. Ju të dashuruarit do keni mosmarrëveshje me partnerin tuaj dhe në disa momente do ndiheni keq. Më mirë qëndroni pak larg njëri-tjetrit dhe reflektoni qetësisht. Ju beqarët do bëni mirë t’i merrni gjërat si t’iu vijnë. Në këtë mënyrë do dilni më të fituar. Në punë duhet të jeni paksa më të përgjegjshëm dhe të mos dëgjoni çfarë thonë të tjerët lart e poshtë. Në planin financiar tregohuni realistë dhe mos bëni shpenzime të çmendura sepse do futeni në probleme serioze.

Peshqit

Edhe pse në shumë momente nuk do jeni realistë gjatë kësaj dite, sërish gjërat do ecin përgjithësisht mirë. Për ju të dashuruarit do jetë ditë përgjithësisht pozitive. Do flisni dhe do dashuroheni qetësisht me atë që keni në krah. Ju beqarët do ndiheni mirë edhe me statusin që keni, prandaj nuk do kërkoni asgjë tjetër me ngulm. Në punë nuk do i keni idetë të qarta, por pas sqarimit të shefave do ndiheni të sigurt se do ja dilni mbanë me sukses. Strukturimi i gjërave dhe maturia do jenë pika të forta. Perspektivat financiare do jenë të mira. Përfitoni nga kjo për të shlyer disa borxhe që keni marrë më herët.


TË NGJASHME