HomePsikologji

Horoskopi i datës 29 maj 2019

Dashi

Saturni do ju bëjë më të mençur dhe më të organizuar gjatë kësaj dite. Do e dini çfarë të kërkoni dhe do e gjeni rrugën për t’ia dalë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin ka për të qenë shumë më e mirë. Nuk do jeni aspak posesivë me atë që keni në krah dhe nga ana tjetër do kërkoni falje për disa gabime që keni bërë. Ju beqarët do jeni tej mase tërheqës dhe do bëni për vete persona të shumtë. Në punë do jeni më të ngarkuar se dje. Në disa momente mund t’iu mungojë motivimi dhe gjërat për ju do bëhen më të vështira sesa kanë qenë. Gjithsesi mos u dorëzoni. Në planin financiar do ju duhet më tepër maturi se kurrë ndonjëherë më parë.

Demi

Edhe pse në disa momente shumë gjëra do ju duken të turbullta sot, sërish nuk do e humbisni arsyen dhe do veproni drejt. Për ju të dashuruarit çdo çast pranë partnerit do jetë i ngrohtë do. Problemet e së shkuarës do i lini përgjithmonë pas krahëve dhe do shihni vetëm me optimizëm drejt së ardhmes. Ju beqarët do realizoni disa takime, por asnjëri nuk do ua mbushë aq shumë mendjen sa për te vijuar një lidhje. Sipas Dritare.net, në punë do përshtateni më shumë me mjedisin e ri dhe buzëqeshja do ju rikthehet. Ja qe asgjë nuk është e pamundur, po pate dëshirën e mirë. Në planin financiar do ju dalin goxha vështirësi dhe do gjendeni në situata të vështira.

Binjakët

Bashkëpunimi i Diellit me Jupiterin do sjellë fat në jetën tuaj dhe do ua shndërrojë për mirë gjithçka. Ju të dashuruarit do keni një ditë të veçantë dhe të mbushur me emocione. Yjet do kujdesen për çdo gjë në çdo moment. Për ju beqaret do ketë dashuri me shikim të parë në momentin që me pak do e prisni. As vete nuk e kishit imagjinuar se jeta mund t’iu ndryshonte aq shpejt. Në punë përqendrohuni tek detyrat e dhëna dhe mos lundroni në internet për gjëra të tjera. Nëse ju kapin shefat do keni probleme. Buxheti do vazhdojë të mbetet delikat, prandaj mirë do jetë që çdo shpenzim ta kryeni të mirëmenduar.

Gaforrja

Në disa momente do e keni të vështirë të përqendroheni sot dhe mund të mbylleni në vetvete. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e zakonshme. Bëni atë që do mendoni si më të arsyeshme pa menduar për të tjerët. Ju beqarët duhet ta hapni zemrën tuaj sepse vetëm në këtë mënyrë do mund ta ndryshoni statusin. Në punë do filloni shumë gjëra, por nuk do përfundoni asgjë. Mundohuni të tregoheni sa më të organizuar sepse po morën gjërat tatëpjetën zor se do ja dilni dot ta ndalni këtë rrugë. Në planin financiar nuk duhet kurrsesi të bëni çmenduri sepse mund të gjendeni në situata vërtet të vështira.

Luani

E sotmja do jetë shumë e paqëndrueshme dhe shpesh nuk do ndiheni rehat. Mund të mendoni gjëra të këqija dhe do mërziteni. Për ju të dashuruarit do jetë ditë monotone. Në disa momente madje do ndiheni keq dhe do kërkoni çdo mënyrë për të bërë ndonjë ndryshim. Ju beqarët duhet të jeni mjaft të kujdesshëm pasi jo të gjithë ata që do iu vijnë rrotull do jenë të sinqertë. Në punë mos u dorëzoni që pengesën e parë dhe mos bini pre e presionit që mund t’iu bëjnë disa kolegë. Ata thjesht po ju provokojnë që ju të humbni. Në planin financiar gjendja ka për të mbetur e qëndrueshme. Mund të bëni edhe ndonjë investim.

Virgjëresha

Mërkuri do ju ndihmojë disi gjatë kësaj dite për t’i vënë gjërat në vijë dhe do ju ngrejë humorin pas mesdite. Për ju të dashuruarit rutine do mbizotërojë gjithë kohës. Do bëni mirë të flisni sa më parë hapur me partnerin për të gjetur një mënyrë për ta ndryshuar situatën. Ju beqarët duhet të bëni pak me tepër durim në mënyrë që të gjeni personin më të përshtatshëm. Në planin profesional ka mundësi të hidhni hapa gjigande. Do merrni dritën jeshile për kërkesat që keni bërë. Financat do jenë delikate. Shmangni me çdo kusht çdo lloj investimi nëse nuk doni të mbeteni pa para fare.

Peshorja

Yjet nuk do kenë ndikim shumë të mirë sot tek jeta në tërësi dhe shpesh do përballeni me probleme dhe vështirësi të njëpasnjëshme. Për ju që jeni në një lidhje ka rrezik që e sotmja të jetë e mbushur me konflikte të njëpasnjëshme. Nuk do merreni vesh për asgjë me atë që keni në krah dhe kokëfortësia e madhe do ju çojë në rrugë të gabuar. Ju beqarët nuk do doni të bëni aspak ndryshime në statusin e tyre. Sipas Dritare.net, në punë do ndryshoni objektivat dhe mund të ngatërroheni me këmbët tuaja. Asgjë nuk ka për të qenë e lehtë për ju. Buxhetin duhet t’ua besoni sa më parë specialistëve të fushës, pasi në të kundërt situata mund t’iu dalë edhe jashtë kontrollit.

Akrepi

Gjeni një mënyrë për të shprehur ato që ndjeni sot dhe keni për ta parë sa mirë do ju ecin më pas gjërat. Në të kundërt do vuani pasojat. Ju të dashuruarit do jeni shumë të ndjeshëm ndaj atyre që do ju thotë partneri dhe ka rrezik të mërziteni e të mbylleni në vetvete. Reflektoni me kujdes dhe do e kuptoni që ai ka të drejtë. Ju beqarët do filloni një lidhje afatgjatë e cila ka për t’ua ndryshuar jetën njëherë e përgjithmonë. Në punë është dita me e kirë ëpr të bërë negociata. Lëshoni pe dhe keni për të dalë më të fituar nesër. Financat do jenë të mira, por nuk duhet kurrsesi të kryeni shpenzime të pamenduara mirë apo të jepni hua.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite nuk do bëni më gabime dhe do keni më shumë kurajë për të ecur përpara. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e favorshme. Do i shprehni pafund ndjenjat dhe do ja kaloni për mrekulli me partnerin tuaj të dashur. Ju beqarët nuk do e gjeni dot shpirtin tuaj binjak sado që të mundoheni, kështu që do ju duhet të prisni edhe pak kohë. Në punë duhet ta pranoni se keni bërë disa gabime me parë dhe duhet t’i zgjidhni ato sa më parë. Shefat do ju vlerësojnë për përpjekjet dhe do ju marrin me sy më të mirë. Buxhetin do e riorganizoni dhe situata do vazhdojë të mbetet gjithë kohës e mirë.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do e dini mirë si të veproni dhe do ndiqni drejtimin e duhur. Idetë tashmë janë shumë herë më të qarta. Nëse keni një lidhje, mirëkuptimi, toleranca dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Do kaloni vetëm momente të këndshme pranë atij që e doni me zemër. Nëse jeni beqarë, më mirë lëreni veten të lire dhe bëni atë që do ndieni në çdo çast. Urani do ju bëjë më të motivuar në punë dhe më të suksesshëm. Gjithë sakrificat e bëra më parë do ju shpërblehen më në fund. Në planin financiar planetët do ju bëjnë më të arsyeshëm dhe më largpamës. Do i bëni me kujdes llogaritë kur t’iu duhet të shpenzoni.

Ujori

Mundohuni që ta ndryshoni rutinën gjatë kësaj dite nëse doni të mbusheni me frymë dhe të ndiheni më të plotësuar se më parë. Ju të dashuruarit duhet të mendoni diçka ndryshe nga zakonisht në mënyrë që të mos e lini rutinën ta pushtoje jetën tuaj. Ju beqarët do keni takime serioze që në orët e para të mëngjesit dhe jeta do ju marrë një tjetër drejtim. Në punë mund të keni disa vonesa nëse jeni në një kompani me partnerin. Përqendrohuni sa më shumë tek detyrat e dhëna. Gjendja e financave do ketë goxha përmirësime për shkak të një lotarie që do fitoni, por edhe për shkak të ndihmës së familjarëve tuaj.

Peshqit

Çdo gjë do ju shkojë për mrekulli gjatë kësaj dite si në jetën sociale, dashurore apo kudo tjetër. Ju të dashuruarve partneri do ju bëjë më të lumtur se kurrë më parë. Pranë tij do përjetoni kënaqësi të jashtëzakonshme dhe nuk do doni të shkëputeni për asnjë çast. Ju beqarët më mirë të prisni edhe pak kohë para se të bëni ndryshime të statusit sepse priten mundësi akoma më të mira. Në punë nuk do e keni problem që jeni të varur nga dikush tjetër, përkundrazi do i vlerësoni ata dhe do ju kërkoni ndihmë. Gjithçka do rrjedhë natyrshëm dhe në mënyrën më të mirë të mundshme. Me shpenzimet tregohuni të matur dhe gjendja do vazhdojë të mbetet e kënaqshme.


TË NGJASHME