HomePsikologji

Horoskopi i datës 31 janar 2019

Dashi

Falë Jupiterit sot do jeni më në humor dhe të gatshëm për të hedhur hapa të rejë. Nuk do ju mungojë as durimi dhe as vendosmëria. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe do i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet. Ju beqarët do i refuzoni ftesat që do iu bëhen duke humbur kështu mundësi të shkëlqyera. Në punë vërtet do ju duhet të kaloni goxha sfida gjatë kësaj dite, por falë organizimit dhe mbështetjes nga kolegët do mund t’ia dilni. Në planin financiar shumë gjëra do jenë më ndryshe se me parë. Gjendja sa do vije e do përmirësohet. Gjithçka falë përkujdesit tuaj.

Demi

Gjatë kësaj dite do gjeni një drejtim ku duhet të ecni dhe do iu jepni prioritet disa gjërave që vlejnë me të vërtetë. Nuk do humbni asnjëherë kohë kot. Nëse jeni në një lidhje dhe së fundmi marrëdhënia me partnerin ka qenë e qëndrueshme, edhe sot gjërat do vazhdojnë të ecin mirë. Do jeni të matur dhe do e dashuroni pa dorashka atë që keni në krah. Ju beqarët do filloni histori dashurie pasionante dhe jeta do ju ndryshojë përgjithmonë. Sipas Dritare.net, në punë do ju duhet të bëni pak më shumë përpjekje për të arritur vërtet atje ku doni. Në disa momente do ngrini edhe pikëpyetje, megjithatë do e gjeni rrugën nga duhet të kaloni. Me financat mos bëni asnjë lloj çmendurie sepse gjërat mund të marrin tatëpjetën.

Binjakët

Venusi do ua ngrohë zemrën gjatë kësaj dite. Do keni marrëdhënie të mirë edhe me disa miq me të cilët ishit ftohur dhe kjo do ju shtojë buzëqeshjen. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj do influencohet pozitivisht nga të gjithë planetët. Do merreni vesh për çdo gjë dhe do i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet e vogla që kanë mbetur p[pezull. Ju beqarët do keni disa takime interesante, por që nuk do mund t’ua ndryshojnë dot jetën. Në punë do dini si të punoni në grup dhe t’i dëgjoni mendimet e bashkëpunëtorëve tuaj. Nëse merreni me tregti ose jeni artistë do keni më shumë fat. Me financat duhet të keni kujdes sepse gabimi më i vogël do ju kushtojë shtrenjtë në të ardhmen.

Gaforrja

Falë ndikimit të njëhershëm të Hënës, Venusit dhe Jupiterit, shpirti juaj do ndihet më i qetë sot. Tashmë çdo problem ka për të gjetur një zgjidhje. Për ju të dashuruarit ka shumë mundësi që marrëdhënia me partnerin tuaj të përmirësohet ndjeshëm. Shfrytëzojeni sa të mundni çdo moment dhe shprehini ndjenjat pa dorashka. Ju beqarët do keni nevojë për më tepër siguri para se të filloni një lidhje. Prisni edhe pak kohë sepse do e gjeni atë që doni. Në punë do bëni mirë të respektoni kolegët dhe të flisni me ta para se të merrni vendime të mëdha. Sigurisht që zgjedhja do jetë e juaja, por disa mendime më shumë nuk të bëjnë asnjëherë keq. Financat do jenë shumë të mira dhe do mund të bëni edhe investimet që kishit menduar prej kohësh.

Luani

Gjatë kësaj dite do dini gjithë kohës të qeshni, të dashuroni dhe të ndani emocionet pozitive. Yjet do sjellin harmoni dhe shume gëzim për ju që keni një lidhje. Gjithçka do jetë edhe më e bukur se disa kohë më parë. Ju beqarët gjithashtu do takoni disa persona interesantë dhe do filloni histori dashurie pasionante. Në punë duhet pranuar se gjërat do jenë pak më të vështira, por juve nuk do ju mungojë gjallëria dhe dëshira për të ecur përpara.  Çdo gjë do e realizoni në perfeksion. Neptuni do ju mbështesë mjaft në planin financiar dhe do ju bëjë më të qartë për gjendjen në të cilën ndodheni. Do mateni mirë para se të hidhni çdo hap.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do dini të veproni, por edhe të shpjegoni çdo hap që do hidhni. Mërkuri dhe Dielli do jetë përherë pranë jush. Ju të dashuruarve do ju duhet patjetër të merrni disa vendime të rëndësishme sepse ka kohë që gjërat nuk po ecin si i kishit menduar. Ju beqarët nuk do jeni në humorin e duhur dhe nuk do keni durim të kërkoni personin ideal. Në punë dëgjojini me shumë kujdes këshilla që do iu japin sepse ato mund t’iu ndryshojnë tërësisht mënyrat e të vepruarit. Shefat do ua njohin të gjitha meritat. Financat do jenë goxha të mira. Nuk pritet asnjë problem apo vështirësi në këtë sektor kështu që mund të rrini të qetë.

Peshorja

Gjatë kësaj dite jo çdo moment do jetë i qetë. Tregohuni më të matur dhe më kreativë. Ndikimi i yjeve tej ju që keni një lidhje do jetë shumë kompleks. Disa do iu nxitin të jeni tolerantë dhe të kuptueshëm e disa të tjerë do iu nxitin të bëheni kokëfortë. Ju beqarët do keni një takim mbresëlënës nga i cili mund t’iu ndryshojë jeta përgjithmonë. Në punë detyra juaj kryesore do jetë të organizoni një projekt shumë të rëndësishëm për kompaninë. Sido që të jetë mos u nxitoni sepse mund të gaboni rëndë. Sipas Dritare.net, në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe sikur situata të jetë e qëndrueshme. Të paktën jo për disa kohë.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të zgjuar dhe do dini të merreni fillimisht me gjërat prioritare. Jeta sentimentale për ju të dashuruarit do jetë prioritet në çdo moment. Do i lini mënjanë të gjitha problemet që keni kaluar dhe do bëni të pamundurën të riktheni harmoninë. Ju beqarët nuk do fillojnë histori dashurie sepse nuk do ndiheni gati. Ftesat nuk do mungojnë, por është më mirë të mos nxitoheni. Në punë do jeni shumë të ndërgjegjshëm për ngarkesën që do keni, por do jeni të detyruar të mos ndaleni. Më mirë të lodheni pak tani dhe më pas të jeni të qetë sesa të qëndroni gjithë kohës në ankth. Me financat do tregoheni më të organizuar dhe më të arsyeshëm. Shlyeni edhe borxhet.

Shigjetari

Temperamenti juaj gjatë kësaj dite do ju habisë edhe ju vetë. Do jeni të qetë dhe tejet tolerantë. Të gjithë do ju shohin me adhurim. Ju të dashuruarit do ndiheni shumë mirë pranë atij që doni dhe nuk do keni çfarë të kërkoni më tepër. Mosmarrëveshjet e së kaluarës i keni lënë pas krahëve njëherë e mirë. Ju beqarët do jeni më të vendosur se kurrë për të filluar një histori dashurie me personin që ka kohë që iu josh. Marsi do iu japë gjithë energjinë që do ju duhet gjatë kësaj dite për të arritur gjithçka keni ëndërruar në punë. Asgjë nuk do ju trembë dhe nuk do druheni as nga kritikat. Të ardhurat duhen menaxhuar me shumë përkujdes që të mos ketë më vështirësi.

Bricjapi

Në shumë momente do ndiheni të paqartë për hapat që duhet të hidhni sot. Do gjendeni edhe nën presion nga të tjerët ndërkohë që do spikatë shpirti juaj rebel. Për ju të dashuruarit do jetë ditë goxha e turbullt kjo e sotmja. Nuk do merreni vesh mirë me partnerin dhe kjo mund të shkaktojë debate herë pas here. Ju beqarët nuk duhet të pranoni çdo lloj ftese pa qenë të sigurt se ata persona nuk do ju bëjnë keq. Në punë ka mundësi që herë pas here të ndiheni të dobët për shkak se do futni në lojë edhe ndjenjat. Nuk do arrin dot të përqendroheni sa duhet. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme dhe gjendja do jetë goxha e stabilizuar.

Ujori

Yjet do sjellin një fllad ndryshimi gjatë kësaj dite dhe do ju shtojnë emocionet. Në shumë momente do ndiheni të lumtur. Ju të dashuruarit duhet të përfitoni nga çdo mundësi që do iu jepet sot për të bërë disa ndryshime në jetën tuaj. Do mund t’i largoni problemet e mëdha që keni pasur dhe do ndiheni më të qetë. Ju beqarët do keni sukses dhe kjo do e shtojë egon tuaj. Personi që do takoni do zërë një vend të rëndësishëm në jetën në vazhdim. Në punë për fat të mirë Planetët do ju mbështesin dhe nuk do ju lejojnë të ecni në rrugën e gabuar. Mos e përzieni dashurinë me financat sepse do i humbni të dyja njëherësh.

Peshqit

Sado që planetët të mundohen t’iu ndriçojnë mendimet sot ju sërish do veproni sipas mendjes tuaj dhe do bëni gabime të vazhdueshme. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që të kaloni vështirësi të shumta. Nuk do kuptoheni aspak mirë me personin në krah dhe nuk do toleroni asnjë çast. Ju beqarët do mbeteni sërish vetëm edhe pse do jeni gjithë kohës në kërkim të princit të kaltër. Në punë Hëna do ju ndihmojë të ruani qëndrueshmërinë, megjithatë do ju duhet ende të bëni shumë përpjekje për të arritur objektivat përfundimtare. Në planin financiar do surprizoheni nga një shumë e madhe që do merrni nga dikush.


TË NGJASHME