HomePsikologji

Horoskopi javor 21-27 janar 2019

Dashi

Javë e paqëndrueshme pritet të vijë dhe do gjendeni përballë shumë vështirësive. Për ju që jeni në një lidhje qetësia, harmonia dhe besimi tek njeri-tjetri do jenë pikat më të forta. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës dhe deri në fund të javës do mund të filloni një lidhje të qëndrueshme. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por ju do dini si t’i menaxhoni dhe do e mbani gjendjen të stabilizuar. Shëndeti do jetë edhe më i mirë nga sa e kishit menduar. Nuk do ju mungojë energjia dhe alegria në çdo çast. Në punë do provoni eksperienca të reja dhe do ja dilni me sukses. Po tentove gjithmonë e arrin atë që dëshiron.

Demi

Kjo javë do jetë shumë emocionuese. Gjithçka do fillojë me qetësi për ju që jeni në një lidhje, por pas të mërkurës pasioni do rikthehet në mënyrë të vrullshëm. Do ndiheni aq mirë saqë me zor do e besoni se jeni në realitet. Ju beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për të ndryshuar statusin. Me thjeshtësi dhe një komunikim të mirë ata mund të arrijnë çdo gjë që dëshirojnë. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund t’i kryeni pa frikë edhe investimet e mëdha që keni menduar. Sipas Dritare.net, shëndeti do jetë goxha i mirë. Do jeni ne forme të shkëlqyer fizike dhe morale. Në punë do bashkëpunoni me disa kolegë dhe do arrini majat.

Binjakët

Kjo do jetë një javë e mbushur me çaste të lumtura dhe me gëzim të pafund.  Ju që jeni në një lidhje ka rrezik ta kaloni partnerin në plan të dytë duke u marrë fillimisht me disa probleme familjare. Flisni sa më hapur me të dhe shpjegojani me kujdes situatën. Ju beqarët do keni disa probleme dhe nuk do e keni shumë mendjen për të flirtuar me. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kujdes kështu që për asnjë çast nuk do ju dalin probleme. Gjendja shëndetësore ka për të qenë disa herë më e mirë se më parë. Nuk do i keni as shqetësimet nga stomaku dhe nga shtylla kurrizore. Në punë do arrini shumë lart për shkak të durimit, këmbënguljes dhe vendosmërisë tuaj.

Gaforrja

Ruajini objektivat gjatë kësaj dite dhe mos ndryshoni asgjë edhe pse në shumë momente mjedisi do ju bëjë të keni dyshime. Jeta në çift nuk do jetë ashtu si ju e keni ëndërruar megjithatë nuk do mungojnë tërësisht çastet e këndshme. Ditët me diell do jenë e mërkura dhe e shtuna ose e diela. Ju beqarët do keni disa takime mjaft interesante, por nuk do jeni gati për të filluar lidhje serioze. Financat do mbeten të mira deri në momentin që ju do shpenzoni shuma të mëdha.  Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë për shkak të stresit dhe ankthit qe do ju pushtojë shpesh. Fatmirësisht jeta profesionale nuk do jetë e keqe dhe gjërat do ju ecin mirë. Disa madje mund edhe të ndryshojnë profesion dhe të fitojnë më tepër.

Luani

Për ju çdo gjë ka për të shkuar për mrekulli gjatë kësaj jave. Dielli, mjedisi ku do jetoni dhe të afërmit do ju shtojnë gëzimin dhe buzëqeshjen. Ju të dashuruarit do i shprehni më tepër ndjenjat dhe këtë do e bëjnë me mënyra nga më të veçantat. Partneri nga ana tjetër do iu dashurojë pa dorashka dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Ju beqarët vërtet do lodheni tej mase duke joshur, por rezultatet që do arrini do iu çlodhin menjëherë. Me financat nuk do i keni punët mirë. Do shpenzoni pa menduar dhe do rrezikoni tej mase. Shëndeti do varet tej mase nga mënyra e të ushqyerit. Po e tepruat me vaktet, me yndyrën dhe me kripën duhet të përgatiteni për probleme. Në punë do jeni këmbëngulës dhe të vendosur për të arritur atje ku dëshironi. Mund të lodheni disi, por do arrini atje ku doni.

Virgjëresha

Kjo javë nuk ka për të qenë perfekte. Nuk do jeni shumë të frymëzuar dhe në shumë momente nuk do dini çfarë të bëni. Që nga e mërkura mund të shtihet padurimi dhe nervoziteti. Ju të dashuruarit nuk duhet te bëni asgjë që nuk i pëlqen partnerit tuaj sepse mund të keni probleme serioze me të. Merreni çdo gjë shtruar dhe mendoni për të dy palët. Ju beqarët nuk do mendoni shumë për jetën sentimentale sepse do jeni të zënë me punë dhe angazhime të tjera. Për planin financiar do jetë javë e rëndësishme sepse do merrni një trashëgimi të majme falë se cilës do i zgjidhni problemet. Gjendja shëndetësore do lerë për të dëshiruar. Në punë dëgjojini gjithmonë këshillat e kolegëve më të vjetër, por vendimet merrini vetë pasi të keni reflektuar me kujdes.

Peshorja

Këtë javë do jetë jeta profesionale ajo që do ju shqetësojë më shumë. Do ju duket shpesh sikur nuk do kuptoheni nga shefat dhe nga ana tjetër nuk do i dëgjoni aspak këshillat që do iu jepen. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet ta teproni me kërkesat sepse partneri do ndihet keq kur të mos ua plotësojë dot të gjitha. Tregohuni realistë dhe gjërat kanë për t’iu ecur për mrekulli. Ju beqarët mire do jetë të mos luani shumë me zjarrin nëse nuk doni të digjen keq. Po i morët gjërat shtruar gjithçka do ju ecë më mirë. Financat do jenë në një gjendje delikate kështu që duhet të shmangni çdo lloj shpenzimi të tepruar. Sipas dritare.net, shëndeti nuk do jetë i keq. Çlodhuni sa të mundni dhe shmangni qëndrimin në diell. Në pune do jeni tejet të ngarkuar dhe në disa momente nuk do dini çfarë të bëni më pare. Ecni me plane.

Akrepi

Këtë javë klima do jetë goxha e tendosur për ju dhe shpesh do bëheni nervozë. Shumë here do ju duket sikur nuk do i arrini dot qëllimet dhe kjo do ju stresojë pamasë. Ju të dashuruarit do jetoni në një klimë të qetë dhe pa emocionet që keni ëndërruar gjithmonë. Në shumë momente do ju duket sikur kurrë më gjërat nuk do lulëzojnë. Ju beqarët do jeni më sensualë dhe ka mundësi të kaloni edhe ditë të lumtura. Financat nuk do jenë të shkëlqyera dhe kjo do ju mërzitë goxha. Me shëndetin duhet të jeni më vigjilentë dhe të kujdeseni për çdo shqetësim para se gjendja të përkeqësohet. Në punë nuk do ua vënë veshin për ato që do kërkoni dhe asgjë nuk do iu ecë si keni dashur.

Shigjetari

Gjatë kësaj jave do i përkushtoheni më tepër jetës tuaj sentimentale për shkak të një konflikti apo një shqetësimi që do ekzistojë. Do ngrini disa pikëpyetje qe nuk do ju lejojë të merrni frymë lirisht. Do keni diskutime goxha të gjata me partnerin dhe do vendosni pikat mbi “i” për disa çështje delikate. Ju beqarët do realizoni takime mbresëlënëse që ditët e para dhe gjatë gjithë javës do përjetoni emocione të këndshme.  Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po nuk kryet çmenduri gjendja do mbetet e kënaqshme. Shëndeti nuk do ketë aspak probleme dhe vështirësi, përkundrazi do jeni energjike dhe dinamike. Në pune do keni ide shumë të mira sesi të arrini atje ku keni dëshiruar. Do lodheni e do mundoheni paksa, por rezultatet do ua mbushin zemrën me gëzim.

Bricjapi

Javë shumë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo për të gjithë. Do keni ditë ekstremist pozitive, por edhe ditë kur nuk do jeni me humor të mirë, kur do doni të qëndroni në qetësi e të reflektoni. Nëse keni një lidhje do ju duhet t’i mendoni me kujdes gjërat që do thoni sepse përndryshe lidhja mund të marrë tatëpjetën. Ju beqarët do njiheni me persona të shumtë, por asnjë nuk do ua mbushë plotësisht mendjen. Gjendja e financave do jetë disi më e qëndrueshme, çka mund t’iu lejojë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht. Shëndeti do jetë problematik dy ditët e para për shkak të mungesës së gjumit dhe lodhjes profesionale. Ne pune fillimi i javës do jete goxha pozitiv, ndërkohë që pas të enjtes ka rrezik që situata t’iu dale jashtë kontrollit.

Ujori

Po nuk u treguat të matur dhe të logjikshëm gjërat mund të marrin tatëpjetën këtë javë. Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më të përgjegjshëm dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të hidhni hapa të nxituara. Kujdes edhe nga disa provokime të partnerit. Ju beqarët do keni një periudhe të mbushur me njohje të reja, por ata nuk do preferojnë ende të hedhin hapa. Buxhetin mbajeni gjithë kohës nën kontroll pasi shumë shpejt do keni nevojë jetike për para. Për shëndetin do kujdeseni mjaft dhe gjendja do vazhdoje të mbetet e stabilizuar. Në punë nuk do jeni shumë energjike ditët e para të javës, por pas të enjtes shumë gjera do ndryshojnë. Mos u dorëzoni lehtësisht.

Peshqit

Javë e zakonshme dhe pa probleme serioze. Nëse jeni në një lidhje nuk do i kushtoni vëmendjen e duhur partnerit dhe për pasojë mund të keni ndonjë mosmarrëveshje të vogël. Sqarojeni arsyen pa arritur që gjendja të përkeqësohet. Ju beqarët nuk do e gjeni dot princin tuaj të kaltër, megjithatë do ja kaloni mirë pranë personave të familjes. Buxheti nuk do jetë aspak i keq nëse shpenzoni me kursim dhe maturi. Po u treguat të pamatur situata do marrë tatëpjetën. Shëndeti duhet pasur më në kujdes se asnjëherë më parë. Do keni dhimbje barku, probleme me stomakun dhe me zorrët. Në punë do jeni të duruar dhe këmbëngulës. Mund të lodheni paksa, por në fund do arrini atje ku e keni planifikuar. /dritare.net


TË NGJASHME