HomePsikologji

Horoskopi javor 25- 31 mars 2019

Dashi

Për fat të keq gjërat nuk do ju ecin shumë mirë këtë javë. Nëse keni një lidhje do kapeni pas gjërave elementare dhe do debatoni shpeshherë fort me njëri-tjetrin Ju beqarët duhet të qëndroni edhe këtë javë nën shoqërinë e miqve. Edhe po të njihni persona të rinj shmanguni me lezet sepse nuk janë ata që po kërkoni. Keni bërë shumë shpenzime këto kohë dhe të gjitha këto do ndikojnë në buxhetin tuaj. Tregohuni të kujdesshëm sepse do mbeteni duarbosh. Shëndeti nuk do jetë përherë i mirë. Disa ditë mund të keni dhimbje koke por nuk duhet ta teproni me medikamentet. Në pune duhet të filloni projekte të reja dhe pritet sukses.

Demi

Nëse keni shpresuar për një javë plot hare dëshirat nuk do ju plotësohen. Për ju të dashuruarit kjo periudhë here pas here do këtë turbullira. Ndonjëherë debatet do jenë përtej të imagjinueshmes. Mundohuni të reflektoni para se të flisni dhe të mos nxitoheni për asgjë. Ju beqarët më mirë të mos pranoni asnjë ftesë sepse më shumë do lëndohen sesa do gëzohen. Gjendja financiare do jetë e mirë ditët e para dhe të fundit. E mërkura dhe e enjtja do jenë delikate dhe mund të përballeni me vështirësi të vogla. Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar. Nuk do jeni me nervoze si më parë, përkundrazi qetësia do mbizotërojë dhe nuk do keni shqetësime aspak. Sipas Dritare.net, në punë do hidhni hapa para dhe do merrni vlerësime pa fund.

Binjakët

Mundohuni të bëni disa pushime gjatë kësaj jave dhe të shkoni jashtë qytetit tuaj. Do çlodheni, do reflektoni dhe do ju ndriçohen idetë. Nëse jeni në një lidhje mos u bëni impulsive dhe mundohuni të ruani ekuilibrin. Nuk duhet ta teproni as me nervozizmin apo inatin. Gjithsesi java nuk do ketë probleme të mëdha. Ju beqarët duhet të qëndroni edhe këtë javë nën shoqërinë e miqve. Edhe po të njihni persona të rinj shmanguni me lezet sepse nuk janë ata që po kërkoni. Keni bërë shumë shpenzime këto kohë dhe të gjitha këto do ndikojnë në buxhetin tuaj. Tregohuni të kujdesshëm sepse do mbeteni duarbosh. Disa ditë mund të keni dhimbje koke por nuk duhet ta teproni me medikamentet. Në pune duhet të filloni projekte të reja dhe pritet sukses.

Gaforrja

Jepini fund rebelimit dhe mos ju kundërvini të gjithëve gjatë kësaj jave sepse do gaboni. Nga ana tjetër idetë që keni në mendje shprehini . Marrëdhënia me partnerin nuk do jetë shumë e mirë. Debatet dhe konfliktet rrezikojnë të prishin lidhjen tuaj. Nëse tregoheni pak më tolerante dhe të kuptueshëm situata dhe mund të ndryshojë. Ju beqarët mund të krijoni edhe një lidhje gjatë kësaj periudhe e cila do ju japë shumë sadisfaksion. Fati do ju shoqërojë çdo ditë në sektorin financiar. Më të privilegjuarit do jenë ata të fushës ekonomike. Shëndeti nuk do jetë ai që do dëshironit. Do ndjeheni të lodhur, të stresuar dhe mund të keni edhe dhimbje koke. Edhe në punë do keni fat me shumicë. Mos hezitoni të merrni edhe rreziqe.

Luani

Këtë javë energjia do ju rrethojë gjithë kohës dhe do ndiheni për mrekulli. Gjithçka do ju ecë në drejtimin perfekt. Për të dashuruarit kjo do jetë një periudhë mjaft e mirë për të reflektuar mbi lidhjen që keni. Vazhdimësia e saj do varet nga mënyra sesi ju silleni dhe veproni. Ju beqarët do keni më shumë se kurrë dëshirë të krijoni një lidhje të qëndrueshme dhe të fortë. Do jetë një periudhë me shume fat për ju. Sektori i financave do jetë i mbrojtur dhe ju do keni mundësi t’i shtoni ato. Mos bëni shumë shpenzime. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por i mirë. Bëni kujdes me ushqimin dhe mos hani çdo gjë që ju del para. Në punë do bëni hapa përpara. Do jeni shumë dinamike dhe me besim në vetvete.

Virgjëresha

Planetët do sjellin butësi dhe progres në jetën tuaj në çift gjatë kësaj jave. Nga ana tjetër me anë të forcës së dashurisë do mund të rregulloni edhe disa probleme. Nëse jeni në një lidhje i njëjti planet do të mbrojë lidhjen tuaj. Nuk do e lini më pas dore partnerin dhe gjërat nuk do përkeqësohen. Për ju beqarët mund të ketë edhe dashuri me shikim të parë, por ju duhet të jeni më të hapur. Ai që do e bëjë zemrën tuaj të rrahë fort mund të jetë dhe personi me të cilin do kaloni jetën. Mos e teproni me shpenzimet këtë javë sepse financat do jenë të dobëta. Me shëndetin duket se nuk do keni probleme. Edhe nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike do keni përmirësime. Në punë do kërkoni rritje rroge, por nuk do merrni ende një përgjigje.

Peshorja

Këtë javë duhet të reflektioni më gjatë, të vendosni prioritete dhe të mos nxitoheni. Gjatë fundjavës mund të ndiheni edhe pasa të turbullt në mendime. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit ajo ka lënë për të dëshiruar duhet të flisni me partnerin dhe të mundoheni t’i zgjidhni problemet. Mos prisni një ndryshim të menjëhershëm sepse gjërat bëhen dalëngadalë. Ju beqarët do mundoheni të fitoni më shume lek në mënyrë që të krijoni një lidhje serioze apo të martoheni. Ky është prioriteti juaj këtë periudhë. Të gjithë duhet të bëni të pamundurën për të mos prishur shume lek dhe të bëni pak ekonomi. Kujdesuni pak me shumë edhe për shëndetin, sidomos për lëkurën. Sipas Dritare.net, në punë duhet ta studioni me kujdes terrenin para se të merrni një vendim me rëndësi.

Akrepi

Venusi do ju nxitë t’i shprehni dhe t’i mbroni idetë tuaja gjatë kësaj jave. Do ndiheni edhe më të bindur për hapat që do hidhni dhe më të motivuar në çdo fushë. Për ju të dashuruarit do nevojitet vetëm një shtyse e vogël që marrëdhënia me personin e zemrës të shkojë për mrekulli. Duhet të tregoheni pak me inteligjente dhe do e kuptoheni se çfarë ju mungon. Ju beqarët do keni shumë nevojë për t’u dashuruar. Përgatituni për një takim të rëndësishëm i cili mund t’ju ndryshojë edhe jetën. Financat do jenë të qëndrueshme, por nuk pritet ndonjë përmirësim i madh. Shëndeti do jetë shumë i mirë. Mundohuni të lini duhanin dhe të pakësoni konsumimin e alkoolit. Projektet profesionale do fillojnë të marrin formë. Do jeni të aftë të kaloni çdo pengesë që do ju dalë para.

Shigjetari

Marsi nuk do ketë ndikimin më të mirë në jetën tuaj gjatë kësaj jave dhe ka rrezik që gjërat të mos ju ecin si i keni planifikuar. Do nxitoheni, nuk do ua vini veshin të tjerëve dhe mendjemadhësia do ju çojë në rrugën e gabuar. Në jetën tuaj në çift do keni disa keqkuptime. Për t’i rregulluar ato duhet të jeni më të hapur dhe të flisni më shume me partnerin. Për ju beqarët do ketë ndryshime të rëndësishme. Mund të kthehet në dashuri edhe një miqësi juaja e vjetër. Për sa ju përket financave priten ditë të mira. Planetët do ju mbështesin. Shëndeti nuk do ketë probleme sepse ju do kujdeseni më shume për të. Pas gëzimeve nga sukseset e jetës profesionale mund të kaloni edhe disa momente mërzitjeje. Tregohuni të duruar gjithmonë sepse do fitoni.

Bricjapi

Këtë javë do i vini vetes disa qëllime dhe do bëni gjithçka për t’i arritur. Për ju të dashuruarit nuk do ketë ditë problematike. Debatet dhe mosmarrëveshjet absurde do lihen pas krahëve dhe do mendoni në çdo moment të përjetoni emocione së bashku me partnerin. Ju beqarët do keni një takim të veçante gjatë ditëve të fundit të javës. Financat do varen tërësisht nga ju kështu që kujdes me menaxhimin e tyre. Shëndeti do ketë probleme të vogla. Mos e ndërprisni menjëherë dietën që keni filluar prej kohesh sepse jo vetëm do shtoni shumë në peshe, por do keni edhe shqetësime. Në punë merrni edhe mendimet e shefave para se të kryeni ndonjë projekt te madh.

Ujori

Gjatë kësaj jave do jetë Hëna që do ju mbështesë dhe do ju mbajë larg problemeve. Për ju që jeni në një lidhje nuk do ketë ndonjë ndryshim të madh. Beni atë që do mendoni më të arsyeshme. Edhe ju beqarët do kenë një muaj normal. Nuk do mungojnë takimet, por ata vetë do jenë të pavendosur për të hedhur hapa. Financat do vijnë duke u përmirësuar nga dita në ditë kështu që mos u shqetësoni. Shëndeti do dojë më tepër përkujdes. Mund të keni probleme me hundët dhe me gjëndrën tiroide. Bëni sa më shpejt vizita të specializuara. Në punë nuk duhet të mundoheni t’i dilni vetë për zot një projekti gjigand, por duhet të kërkoni ndihmën e kolegëve.

Peshqit

Dielli dhe Saturni do ju bëjnë shumë të drejtpërdrejtë gjatë kësaj jave. Nëse keni një lidhje jo vetëm që nuk do ju lindin debate, por do kaloni dite mjaft të bukura dhe të lumtura. Nëse keni menduar për një fëmijë kjo është periudha e duhur. Ju beqarët më shumë sesa për dashuri do keni nevojë për qëndrueshmëri dhe qetësi. Yjet do ju ndihmojnë. Rezistenca fizike nuk do jetë shumë e mirë. Merruni me ndonjë lloj sporti dhe çlodhuni sa më shumë. Financat do hyjnë në një periudhë mjaft të favorshme. Mos u bëni të paduruar sepse përmirësimi do vijë dalëngadalë. Optimizmi që keni në punë do ju çojë në rrugë të mbarë. Do keni edhe më shumë ambicie.


TË NGJASHME