HomeLifestyle

Horoskopi javor nga 14 Janar deri 20 Janar 2019

DASHI
21. mars – 20. prill

Gjatë kësaj jave do keni mundësi t’ia dëshmoni njëherë e mirë dashurinë dhe përkujdesjen atij që keni në krah. Priten ditë të bukura dhe të mbushura me gëzim. Beqarët do kenë flirtime të shumta, por asgjë me tepër sesa kaq. Merrini gjërat si t’iu vijnë pa kërkuar shumë. Në planin financiar ambienti do jetë më i qetë. Saturni do jetë në anën tuaj dhe do iu ndihmojë të kryeni hapat e duhura. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Jo vetëm që lodhja do japë pasojat e veta, por disa mund të marrin edhe ndonjë lloj infeksioni. Muskujt gjithashtu do iu dhembin gjithë kohës. Në punë do merrni një lajm të rëndësishëm të cilin e keni pritur prej kohësh. Familja pa probleme.

 

DEMI
21. prill – 21. maj

Gjatë kësaj jave, marrëdhënia juaj me partnerin do përmirësohet ndjeshëm. Shfrytëzojeni për te kërkuar falje, por edhe për të diskutuar për tema delikate. Beqarët do kenë vështirësi ta gjejnë personin e përshtatshëm. Me miqtë do bënit mirë të mos mendonit diçka me tepër. Financat do jenë delikate. Merrni kurajën te përballeni sa më shpejt me problemet. Shëndeti nuk do jetë shumë i qëndrueshëm. Nëse keni probleme me qarkullimin e gjakut apo varicet, konsumoni sa më shumë portokaj. Nëse keni bërë plane në punë mendoni t’i realizoni një nga një sepse periudha do jetë e përshtatshme. Marrëdhënia me familjarët do jetë më e mirë sesa e mendonit.

 

BINJAKET
22. maj – 21. qershor

Partneri do bëjë gjithçka që t’ua plotësojë dëshirat gjatë kësaj dite, por ju nuk duhet te përfitoni nga kjo dhe të kërkoni gjithmonë e me tepër. Për beqaret nuk është momenti i duhur për të nisur histori dashurie. Mundësitë do ekzistojnë, por do vuanit shumë më pas. Për të qënë më të qetë në planin financiar shlyeni borxhet dhe paguani faturat e muajit. Shëndeti do jetë i mirë. Vazhdoni të njëjtën dietë ushqimore dhe bëni pak me tepër aktivitet fizik. Nga i ftohti duhet të ruheni sa më tepër. Në punë do hidhni hapa titaneske vetëm e vetëm për të arritur objektivat. Do ia dilni mbanë me sukses. Familja do ketë disa probleme të vogla.

 

GAFORRJA
22. qershor – 22. korrik

Kjo javë do jetë e mrekullueshme për të dashuruarit. Shpeshherë do iu duket sikur jeni në ëndërr dhe nuk do dëshironi të zgjoheni. Beqarët do njihen me persona të shumtë, por afër duhet te mbajnë vetëm atë qe iu përshtatet më tepër. Financat do jenë delikate. Shmangni sa më shumë investimet e mëdha. Rezistenca fizike do jetë më mirë se një jave më parë, megjithatë do keni pak kollë dhe hundë. Pini gjëra të ngrohta dhe mos qëndroni nëper ambiente të ftohta. Në punë do iu përgëzojnë për ato që keni arritur deri më sot dhe kjo do iu shtyjë të vazhdoni më tej. Pritet një javë e suksesshme. Familja do iu bëjë të ndiheni më mirë dhe më të lumtur.

 

LUANI
23. korrik – 22. gusht

Gjithçka do shkojë më së miri këtë javë në jetën tuaj në çift. Do këtë darka romantike dhe pasion të pashtershëm. Disa mund të mendojnë edhe për një fejese. Takimet për beqarët do jenë të shumta dhe mundësitë për lidhje serioze gjithashtu. Ka shumë gjasa të ndryshoni status. Financat duan një menaxhim më të mirë dhe më tepër seriozitet. Shëndeti nuk do përbëjë as problemin më të vogël. Vazhdoni të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme dhe merrni vitamina sa të mundeni. Në punë do iu buzëqeshë fati. Dikush do iu bëjë një propozim të rëndësishëm i cili mund t’ua ndryshojë përgjithmonë rrjedhën e gjërave. Me familjarët do keni debate.

 

VIRGJERESHA
23. gusht – 23. shtator

Jeta juaj në çift do përballet me disa probleme gjatë kësaj jave. Mundohuni të mos bini në dëshpërim dhe të dorëzoheni. Gjithçka mund të kalojë shpejt nëse e ruani komunikimin në çift. Beqarët do jenë sharmantë dhe do kenë fat me shumicë në dashuri. Mund të bëni zgjedhjen që dëshironi. Në planin financiar më në fund do arrini t’i kaloni vështirësitë dhe të shpenzoni paksa më tepër. Shëndeti do jetë i mirë në përgjithësi, por duhet të tregoheni shumë të matur me ushqimin që do konsumoni. Në punë do jeni plot forcë dhe energji. Pak nga pak do arrini majën e suksesit dhe do ndiheni si mbi re. Jeta familjare do ketë prioritet të madh.

 

PESHORJA
24. shtator – 23. tetor

Mundohuni të mos e konsideroni si një hero partnerin tuaj gjatë kësaj jave sepse në fakt ai do iu zhgënjejë shumë shpejt. Jeta nuk është as telenovele dhe ngjarjet në përditshmëri nuk rrjedhin si në një roman me fund të lumtur. Dashuriçkat e beqarëve do jenë premtuese. Shfrytëzojeni çdo mundësi që do iu jepet. Intuita do iu ndihmojë të bëni lëvizjet e duhura në planin financiar. Situata do jetë e mirë. Shëndeti mund të ketë përmirësime nëse ushqeheni mirë dhe merreni me pak sport. Hëna do jetë aleatja juaj më e mirë në jetën profesionale. Dëgjojini me kujdes ato që do iu thonë shefat që të mos gaboni. Jeta familjare do jetë më e mirë sesa e mendonit.

 

AKREPI
24. tetor – 22. nëntor

Jeta në çift nuk do ketë tronditje të mëdha gjatë kësaj jave. Venusi do iu ndihmojë ta përforconi bashkëpunimin dhe të kaloni momente të këndshme me atë që keni në krah. Beqarët do kenë takime pa fund, por pa asnjë të ardhme. Nuk do e gjeni këtë javë personin e duhur. Financat nuk do jenë ashtu si duhet, por nuk duhet të mendoni vetëm gjëra të këqija dhe ta lëshoni veten. Shëndeti mund të përballet me të papritura. Disa mund të kenë ënjtje këmbësh dhe do ndihen shumë të fryrë. Në punë do jenë  plot energji dhe do e keni më të lehtë të arrini atje ku dëshironi. Të gjitha përpjekjet që keni bërë do japin frytet e veta. Në familje nuk do ndodhë asgjë e veçantë.

 

SHIGJETARI
23. nëntor – 21. dhjetor

Çështjet e dashurisë nuk do shkojnë dhe aq mirë gjatë kësaj jave. Nuk do i kushtoni vëmendjen e duhur personit që keni ne krah dhe ai mund të shohë dikë tjetër. Bëni kujdes edhe me xhelozinë! Beqarët do pëlqejnë shumë dike më të madh në moshë sepse do iu duket si më i sigurtë dhe i pjekur. Merrini gjërat shtruar. Në planin financiar tregohuni realistë dhe mos rrezikoni shumë. Nuk është koha e duhur për investime të jashtëzakonshme. Shëndeti do jetë i paqëndrueshëm. Mbrohuni nga viroza e stinës, pini sa më shumë çaj dhe qëndroni nëpër ambiente të ngrohta. Në punë do jeni më të qartë dhe më të kthjellët për ato që dëshironi të arrini. Familja shumë mirë.

 

BRICJAPI
22. dhjetor – 20. janar

Periudhë e kënaqshme për të dashuruarit. Do përjetoni emocione të veçanta dhe mund të bëni çmenduri të vogla në çift. Nga mesi i javës përgatituni për një surprizë të madhe. Beqarët, të secilit seks qofshin, do kenë takime pa fund. Disa mund të krijojnë edhe një lidhje serioze. Në planin financiar situata do jetë mjaft delikate. Mos u tregoni të pamatur dhe të bëni shpenzime stratosferike sepse do keni tronditje të mëdha dhe nuk do dini çfarë te bëni. Shëndeti do ketë disa shqetësime. Merrni masat e nevojshme sa më shpejt që të mundni. Me ndihmën e Jupiterit do hidhni hapa shumë përpara në punë. Mund të filloni një projekt të rëndësishëm dhe fitimprurës. Në familje do jetë një javë e qetë dhe pa probleme.

 

UJORI
21. janar – 19. shkurt

Edhe pse mund të keni ndonjë debat të vogël në jetën në çift gjatë kësaj dite, mos i dramatizoni gjërat. Me pak kurajë dhe durim mund të arrini ta qetësoni situatën. Beqarët do kenë mundësi për të krijuar një lidhje por do kenë frikë dhe druajtje të tentojnë. Në planin financiar do kaloni një periudhe pa probleme dhe ankth. Do keni mundësi të blini edhe disa gjëra të vogla që iu kanë mbetur fiksim prej kohësh. Shëndeti do jetë paska delikat. Mund të keni probleme me frymëmarrjen prandaj kujdesuni dhe mbrohuni nga të ftohtit. Në punë do merrni iniciativa dhe do afroheni shumë pranë objektivit final. Marrëdhënia me familjarët do jetë harmonike.

 

PESHQIT
20. shkurt – 20. mars

Jeta në çift do influencohet pozitivisht nga planetët gjatë kësaj jave. Jo vetëm që do i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet, por do tregoheni tolerantë dhe të kuptueshëm me partnerin. Beqarët do vazhdojnë të kenë te njëjtin status edhe pse takimet nuk do mungojnë. Në planin financiar do keni fat dhe do arrini të kryeni transaksionet e duhura. Gjëndja shëndetësore nuk do jetë e keqe, megjithatë lodhja do bëjë të vetën. Flini mjaftueshëm dhe bëni pak yoga nëse mundeni. Jeta profesionale do jetë e shkëlqyer. Do arrini gjithçka që kishit planifikuar dhe dëshiruar prej kohesh. Bravo për këmbënguljen! Në familje do mbizotërojë qetësia.


TË NGJASHME