HomeLifestyle

Horoskopi javor, nga 28 janar deri në 3 shkurt 2019

 

DASHI 21. mars – 20. prill

Do ketë përmirësime këtë javë në jetën tuaj në çift. Do i zgjidhni shume shpejt të gjitha mosmarrëveshjet dhe do kërkoni edhe falje me mënyra te ndryshme. Beqarët do mundohen shumë që ta bëjnë për vete një person, por dikush tjetër do tregohet me i zoti dhe do ua rrëmbejë nga duart në momentin e fundit. Në planin financiar do keni plot të papritura dhe gjendja nuk do jetë aspak e përshtatshme për të kryer shpenzime. Shëndeti nuk do jete aspak i mirë. Të afërmit do ju ngjisin gripin dhe nuk do ndiheni të qetë. Në punë do jeni gjithë kohës të shpërqendruar. Do neglizhoni disa detaje që në fakt janë thelbësore. Me familjarët do jeni tolerante.

DEMI 21. prill – 21. maj

Gjate kësaj jave situata në jetën tuaj në çift mund edhe të dalë jashtë kontrollit. Si ju ashtu edhe ai e keni në krah do doni të jeni “shefa” dhe tjetri të bëjë atë që ju kërkoni. Në këtë mënyrë nuk keni për të shkuar shumë larg. Beqarët pas kaq kohësh pritje do mund të realizojnë një nga takimet më mbresëlënëse. Të ardhurat do vijnë duke u konsoliduar, por mos prisni që të pasuroheni menjëherë. Shëndeti herë do jetë delikat dhe herë mund të ketë disa tronditje të vogla. Me përkujdesje do mund t’ia dilni. Në punë vërtet do lodheni pak, por do mund t’i arrini te gjitha objektivat që i kishit vënë vetes. Në familje gjërat do ecin mjaft mirë.

BINJAKËT 22. maj – 21. qershor

Do kaloni momente shumë të këndshme këtë javë pranë partnerit tuaj. Ai do ju këshillojë, do ju dashurojë dhe do ju surprizojë në çdo çast. Beqarët, të nxitur nga Plutoni, do jenë në kërkim të personave të pjekur me të cilët të krijojnë lidhje serioze. Mundësitë më të mira do jenë nga mesi i javës. Financat nuk do jenë të këqija sepse do mbrohen nga yjet. Gjithsesi investimet e mëdha lërini për në një kohë më të përshtatshme. Shëndeti do jetë delikat dhe me disa shqetësime ditët e para, por dalëngadalë do e rifitoni energjinë. Në punë duhet të merrni të gjitha masat e duhura në mënyrë që projekti t’iu ec sipas planeve. Jeta familjare do ketë turbullira të vogla.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Gjate kësaj jave do dialogoni gjerë e gjatë me partnerin tuaj dhe me pas do merrni vendime të rëndësishme. Disa surpriza të tij mund t’iu bëjnë të zgjidhni gjëra të cilat nuk i kishit menduar. Beqarët do fiksohen pas personave të pashëm duke mos menduar aspak se çfarë karakteri apo si mund të jenë ata nga anët e tjera. Në planin financiar duhet vetëm të mendoni te bëni ekonomi në mënyrë qe e nesërmja të jetë më e sigurt. Shëndeti do jetë më i mirë. Do shëroheni pas një periudhe të gjatë me probleme dhe do ndiheni në formë. Në punë askush nuk do ju ndihmojë të arrini qëllimin. Do e keni të vështirë, por me pak sakrifica do ja dilni mbanë.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Do keni dyshime të shumta këtë javë për partnerin tuaj dhe në çdo moment që të mundeni do e kontrolloni. Kjo në fakt është gjë e gabuar. Më mirë flisni hapur dhe vendosini sa me parë pikat mbi “i”. Beqarët as vetë nuk do e dinë çfarë do duan. Herë do kërkojnë dashurinë e herë do preferojnë të qëndrojnë vetëm duke refuzuar ftesat. Financat do i menaxhoni me më shume mençuri se kurrë më parë. Situata do ketë edhe përmirësime. Shëndeti do kalojë disa momente delikate, megjithatë fal përkujdesit të familjarëve do e rimerrni veten. Në punë do ndërmerrni sfida, do rrezikoni, do kaloni vështirësi, por në fund do arrini atje ku e kishit planifikuar. Marrëdhënia në çift do jetë e ngrohtë.

VIRGJËRESHA 23. gusht – 23. shtator

Nën ndikimin e madh të Venusit, këtë javë do jeni më të gatshëm të bëni lëshime ndaj partnerit. Marrëdhënia në çift do ketë përmirësime të ndjeshme. Beqarët do njihen me një person i cili pa e kuptuar do bëhet i pazëvendësueshëm për ta. Shume gjëra do fillojnë të ndryshojnë dhe do e shihni jetën me një sy tjetër. Gjendja e financave nuk do jetë ashtu si e kishit menduar. Vetëm me ndihmën e miqve apo dhe specialistëve do mund të dilni nga situata e rënduar. Shëndeti gjithashtu do ketë probleme të cilat nuk duhen neglizhuar. Në pune do jeni të zotët. Do i bindni lehtësisht të tjerët dhe do merrni atë që dëshironi. Jeta familjare do jetë problematike.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Jave e animuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Priten surpriza të njëpasnjëshme dhe propozime që do ju lënë pa fjalë. Partneri do ketë sy vetëm për ju. Beqarët do jenë të pavëmendshëm ndaj njerëzve që do iu vijnë rreth e rrotull dhe do humbasin mundësi të mira për të ndryshuar statusin. Financat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar. Do ecni në bazë të strategjive strikte. Shëndeti në përgjithësi do jetë goxha i mirë. Edhe ata që kanë qënë të sëmurë do e rigjejnë energjinë. Në punë duhet të tregohuni të duruar në mënyrë që të arrini objektivat. Nxitimi mund t’iu çojë në rrugën e gabuar. Me familjaret do keni zënka te voglaë

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Gjate kësaj jave do rikthehet gjallëria dhe entuziazmi në jetën tuaj në çift. Si ju ashtu edhe partneri do mendoni për surpriza të mëdha. Beqarët duhet të përfitojnë sa te mundin nga klima e favorshme yjore për të gjetur partnerin ideal dhe për të filluar një histori dashurie të qëndrueshme. Në planin financiar do keni shume fat. Do i shlyeni edhe borxhet dhe do e mbani edhe të ekuilibruar buxhetin. Shëndeti do ketë shqetësime. I ftohti do bëjë të vetin dhe mund të prekeni nga virozat. Në punë do keni pranë Neptunin dhe do arrini shume shpejt suksesin. Mos ua vini veshin fjalëve të kolegëve sepse ju kanë zili. Atmosfera familjare do jetë e turbullt.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Javë tejet e tensionuar kjo për ata qe janë në një lidhje. Ditët e para do jenë më delikatet nga të gjitha prandaj duhet të bëni shumë kujdes. Beqarët do kenë pa fund propozime dhe do e ndryshojnë statusin menjëherë. Historisë e dashurisë do jenë afatgjata dhe tejet emocionuese. Në planin financiar duhet të tregoheni vigjilente dhe shumë të kujdesshëm. Vetëm kështu gjendja do jetë e qëndrueshme. Shëndeti nuk do ketë as problemin më të vogël. Do jeni mjaft të kujdesshëm. Në punë mos ju besoni atyre që do ju thonë kolegët, por reflektoni me kujdes dhe bëni atë qe do ju duket e drejtë. Jeta familjare do jetë e mbushur me risi.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Këtë javë do merreni vesh më së miri me partnerin tuaj dhe gjërat do ju ecin për mrekulli. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do i sqarojnë dhe do i kuptojnë gabimet e kryera. Beqarët do lodhen paksa së kërkuari princin e kaltër, por në fund do marrin atë që duan. Financat do jenë delikate. Bëni kujdes nga Hëna e cila do ju nxitë të shpenzoni shuma marramendëse. Për një shëndet sa më të mirë, mos harroni të konsumoni perime dhe mish. Do ju duhen në këtë periudhë. Ditën e mërkurë do jeni paksa nervoze dhe do ju duhet qetësi. Në punë do ndërmerrni iniciativa dhe do keni arritje të mëdha. Jeni mjaft këmbëngulës. Familja pa probleme.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Çiftet do marrin bekimin e yjeve gjatë gjithë kësaj jave. Do kaloni çaste të këndshme pranë partnerin tuaj dhe emocione do jenë të njëpasnjëshme. Çdo ditë do jetë e veçantë. Beqarët jo vetëm qe do realizojnë takime, por do mund të fillojnë edhe histori dashurie të zjarrta dhe pasionante. Financat do jenë të qëndrueshme. Kjo do ju shtyje të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht. Marsi do ju mbështesë fort në sektorinë shëndetësor. Do jeni të kujdesshëm me ushqimin dhe nuk do e teproni me lodhjen. Kujdes edhe me të ftohtin. Në punë do nënshkruani kontrata të reja dhe mjaft afatgjata e fitimprurëse. Jeta në çift do ketë plot konflikte.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Javë më pozitive dhe më e qëndrueshme kjo, për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni edhe më të dashuruar pas partnerit ndërkohë që shihni se ai përkujdesen për çdo detaj që t’iu bëjë të ndiheni sa më rehat. Beqarët do jenë të paqartë me veten e tyre dhe nuk do dini si të sillen kur t’iu bëhen propozime. Në planin financiar do keni më tepër fat se kurrë më parë. Pa u lodhur shumë gjendja do stabilizohet. Edhe shëndeti do jetë i mirë. Nuk do keni aspak shqetësime apo probleme. Në punë do ju duhet të luftoni fort dhe të bëni sakrifica që në fund të arrini atje ku keni menduar. Në familje vetëm me dialog mund t’i zgjidhni telashet.


TË NGJASHME