Kronikë Lajme Lajmi i Fundit

Horrori në Durrës, 25 vjeçari përplasët nga autobusi, pas tij makina e merr zvarrë disa metra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 25 vjeçar ka gjetur vdekjen tragjikisht.

Fillimisht viktima, ende i paidentifikuar, është përplasur nga një autobus pranë Urës së Dajlanit, ndërsa ishte duke udhëtuar me një motoçikletë.

Por pas kësaj, një automjet që ka kaluar më pas, nuk ka mundur ta shohë të aksidentuarin, duke e tërhequr zvarrë nën makinë për disa metra të tjera, deri në afërsi të karburant “Elda”.

Siç shihet edhe nga pamjet, makina e ka tërhequr viktimën prej disa metrash dhe më pas e ka lëshuar.

Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një aksident, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të plota të ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:10, në aksin rrugor Tiranë- Durrës, në afërsi të karburant “Elda”, në Shkozet, nje mjet ende i pa identifikuar ka përplasur një motoçikletë , dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçiketës, rreth 40 vjeç, ende i pa identifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.

Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit .

video

Related posts

Digjet makina e bashkëshortes së gjyqtarit të njohur

Xhensila Gotanews

Krimet e Rënda: Droga me logon e KF Elbasanit, do dërgojmë letërporosi në Brazil

Klaudia gotanews

Instagrami na suprizon sërish, ja vendimi i radhës

emanuela
Na Kontaktoni!