HomeUdhëtime

Hotelet më luksoze të Indisë

India është një prej destinacioneve kryesore turistike për pushuesit për shkak të kulturës së lashtë, por edhe elementëve krejt të veçantë që ofron për të huajt.

Më poshtë një listë me hotelet më luksoze të Indisë sipas CNN.

  1. Ananda në Himalaje, shtrihet 100 hektarë tokë dhe ofron pamjen e kështjellave të qeta.

2. Chamba Champ, Thiksey e vendosur ne skajin më verior të Indisë. Chamba Champ, Thiksey, i gjerë dhe elegant, nga tendat mund të shohësh luginat dramatike dhe malet e thepisura të Ladakhut gjithashty edhe manastirin.

3. The Oberoi Amarvilas, Agra, çdo dhomë e hotelit ofron pamjen e Taj Mahal. Hoteli The Oberoi Amarvilas është ideali nëse zgjidhni të qëndroni në Agra.

4. Wildflower Hall, Oberoi Resort, është i rrethuar nga natyra 8000 metra mbi nivelin e detit, është hotel me stil kolonial që qëndron në bazën që dikur ishte shtëpia verore e Zotit Kitchener, ish komandant i ushtrisë Indiane.

5. shakti Himalaya, ofron një koncept unik të hotelit, që përfshin disa stile të akomodimit në fshat.

6. Alila Fort Bishangarh, u hap në vitin 2017. Hoteli 230 vjeçar kaloi në një fazë rikonstruksioni që zgjati 10 vjet.

7. Ramartha Fort, është e krijuar me mermerë të bardhë, rrjtetëza guri dhe parmakë shumëngjyrësh.

8. Taj Lake Palace, i vendosur në mes të Liqenit Pichola, pallati Taj Lake është vlerësuar si një prej hoteleve më romantikë në botë.


TË NGJASHME