HomePolitikë

Hoti: Ja kur do të nisem në Uashington

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha gjatë një interviste televizive tha se kushtetuta i jep atij të drejtën për të përfaqësuar Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë.

Hoti tha se tashmë Kosova ka ndërtuar të gjitha mekanizmat për t’u përfaqësuar në këtë dialog.

Gjithashtu ai shtoi se është i gatshëm të shkojë në takimin e Shtëpisë së Bardhë, në ftesën më të parë që do të ketë. Sipas tij në këtë takim janë parashikuar objektiva dhe se nuk diskutohet integriteti territorial i vendit, por çështje që lidhen me njohjen reciproke.

Lidhur me spostimin e datës se kur do të zhvillohet takimi, Hoti tha se ai nuk u bë prej situatës së krijuar nga akuzat e ngritura ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe disa zyrtarëve të tjerë, por u bë deri sa ne të konsolidojmë një ekip shtetëror që përfaqëson Kosovën.

“Unë kam pas ftesë që të shkoj edhe pasi ndodhi dhe ka qenë insistim i Ambasadorit Grenell që unë të shkoj, mandej u ra dakord që ky takim të spostohej për një datë tjetër.”-tha Hoti.

“Delegacioni është ndërtuar. Në aspektin kushtetues është Kryeministri i vendit që përfaqëson shtetin në procesin e dialogut. Ajo që unë po bëj është që të kemi një përfshirje të forcave politike. Dje në mbledhje të qeverisë kemi themeluar një zyrë dhe jemi dakordësuar në sallën e kuvendit, që kuvendi të jetë i përfshirë në proceset. Pra kemi ndërtuar mekanizmat.”-shtoi më tej ai, ndërsa theksoi se do të nisen në Uashington në ftesën më të parë.

Lidhur me faktin nëse në Shtëpinë e Bardhë do të flitet për korrigjimin e kufirit, Hoti tha: “Nuk diskutohet për çështje territoresh, nuk diskutohet integriteti territorial, karakteri i shtetit. Marrëveshja duhet të jetë në përputhje me kushtetutën. Kemi parashikuar objektiva, njohje reciproke dhe normalizim i çështjeve që janë derivat i njohjes reciproke”

K.S/GotaNews


TË NGJASHME