HomePolitikë

Hoti për dialogun Kosovë- Serbi: Marrëveshja në përputhje me kushtetutën tonë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përsëriti qëndrimin e tij se dialogu me Serbinë është për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve.

Hoti përsëriti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha tri parimet e qeverisë në dialog: integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm dhe i pacenueshëm; organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket dhe marrëveshja me Serbinë do të jenë në përputhje me Kushtetutën.

Hoti tha se në takimin e 16 korrikut në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, ka paraqitur kërkesat e Kosovës për zbardhjen e çështjes së të pagjeturve dhe për temat ekonomike.

Hoti u zotua se do ta mbajë të informuar Kuvendin e Kosovës lidhur me procesin e dialogut, ku tha se nuk do të ketë ndarje territoriale.

“Unë kam përgjegjësi për këtë proces. Unë do t’iu mbaj të informuar gjatë gjithë kohës. Por,unë nuk do të rri duarkryq dhe as nuk do të qahem para jush, duke u ankuar për teori konspirative me harta e thika, apo me komplote për ndarje territoriale”, tha Hoti.

Pas 20 muajsh ndërprerje, më 16 korrik rinisi dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Pas këtij takimi, delegacionet e ekspertëve të të dyja vendeve, më 23 korrik u takuan në Brusel.

Paralajmërimet se ky takim i ekspertëve nënkupton rinisjen e dialogut teknik, nuk është mirëpritur në Prishtinë.

Presidenca është shprehur kundër rifillimit të dialogut teknik dhe po ashtu dy partitë e koalicionit qeverisës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate

K.S/GotaNews


TË NGJASHME