HomePolitikë

Hoti pret në takim koordinatorin për dialogun me Serbinë

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është njoftuar sot nga koordinatori shtetëror për dialogun, Skënder Hyseni, për takimet e delegacionit të Kosovës me atë të Serbisë, në Bruksel.

Në njoftimin e shkurtër për media thuhet se Hyseni e njoftoi kryeministrin Hoti edhe për takimet e tij të tjera të rëndësishme, ndër të cilat edhe me Asistent Sekretarin kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker.

Ai përmes një postimi në Facebook kishte njoftuar se me Reekerin është biseduar rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“Gjatë këtij takimi shumë të përzemërt, me ambasadorin Reeker bëmë një bisedë të hapur rreth zhvillimeve në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në dialogun e rinisur midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Krahas BE-së, theksova se roli I SHBA-ve në këtë proces është i pazëvendësueshëm”.

“Mirëprita përkushtimin e palëkundur amerikan në përkrahje të dialogut dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me ne përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse’, kishte shkruar Hyseni.

Hyseni ditë më parë është emëruar koordinator për dialogun me Serbinë.

Koordinatori për dialogun pritet të udhëheqë Këshillin e Ekspertëve pranë Zyrës së Kryeministrit, i cili u formua në fillim të korrikut, do të jetë përpilimi i analizave specifike dhe këshillimi i kryeministrit dhe qeverisë për çështjen e dialogut me Serbinë.

Hyseni gjithashtu pritet të përfaqësojë Kosovën në dialog me Serbinë këtë të enjte në Bruksel, ku pritet të bisedohet për personat të pagjetur, për personat të zhvendosur dhe për bashkëpunimin ekonomik.

Siç ishte paralajmëruar nga kryeministri Hoti, koordinatori do të punojë edhe në “draftimin e marrëveshjes finale për njohje reciproke”


TË NGJASHME