HomeShowbiz

Hueyda El Saied zbulon projektin e radhës, rikthehet me një nga pasionet e saj

Hueyda El Saied ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’ projektin e radhës që do të sjellë. Me anë të një fotoje të publikuar Huyeda ka zbuluar se shumë shpejt do të hapë një ekspozitë të re me pikturat e saj më të fundit.

“Pikturat e ekspozitës sime më të fundit”, ka shkruar El Saied bashkangjitur fotos ku ka publikuar një nga punimet e saj.

Kujtojmë se Hyeda momentalisht jeton mes Luksenburgut dhe Parisit bashkë me djalin dhe partnerin e saj. 44-vjeçarja ka dalluar gjithmonë për punët e saj artistike dhe jo vetëm. Ajo ka treguar në intervista të ndryshme se piktura është një nga pasionet më të mëdha që ka në jetë dhe këtë pasion ka arritur ta prezantojë edhe para botës me disa ekspozita.


TË NGJASHME