HomeLajmi i Fundit

Humb jetën këngëtari në Durrës, makina u përplas me bordurën

LAJMI-I-FUNDIT-1

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkozet-Plepa në Durrës.

Viktimë nga aksidenti ka mbetur shtetasi i identifikuar si Erjan Beli. Makina që ai drejtonte ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur fort me bordurën.

I riu ka ndërruar jetë në vend. I riu ishte këngetar në një lokal me muzikë live dhe në momentin që ka ndodhur përplasja ka qenë duke folur në celular.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes që i mori jetën të riut.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë? 01.11.2019, rreth orës 00:20, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, Durrës, mjeti tip ”Renault”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi mjetit shtetasi E.B., 30 vjeç, banues në Kavajë.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit