HomeSociale

Humb jetën në mënyrë tragjike 17 vjeçari shqiptar

Një 17 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali. “La Repubblica” shkruan se adoleshenti banues në Settimo Torinese, ka hyrë sot në ujërat e lumit Chiusella, në zonën e Alice Superiore dhe nuk ka dalë më i gjallë prej andej.

Rreth orës 13.30 ai po lahej me dy bashkëkombës të tjerë të rinj në “Guje (GOLE) të Garavot”, por në një moment ai nuk u rishfaq. Hipoteza është se ai u mbërthye mes shkëmbinjve nën ujë.

Miqtë menjëherë u vunë nën alarm dhe u përpoqën të ndërhyjnë, por më kot.

Zjarrfikësit dhe ekipet e zhytësve shkuan në vendin e ngjarjes duke gjetur trupin e të riun të pa jetë.


TË NGJASHME