HomeSociale

Humb jetën një 39-vjeçar nga Covid-19

Ka humbur jetën një 39-vjeçar i infektuar me COVID-19. Mësohet se ai prej disa ditësh ndodhej i intubuar në spitalin Covid-2 në Tiranë.

39-vjeçari nga Shkodra është babai i tre fëmijëve të mitur, ndërsa më herët familjarët e tij bënë apel për ndihmë për dërgimin e tij në një nga spitalet e Turqisë.

Gjendja shëndetësore e tij ishte e rënduar prej disa ditësh, dyshohet se ai është infektuar në spitalin e Shkodrës pasi ka shkuar të vizitojë një prej vajzave të tij. Raportohet se 39-vjeçari nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.


TË NGJASHME