HomeRajon

Humb jetën shqiptari në aksidentin e rëndë/ Makina iu bë copë nga përplasja, rruga ishte me mjegull

Ka humbur jetën në një aksident me makinë një 49-vjeçar shqiptar në Greqi. Mediat greke shkruajnë se aksidenti ndodhi në orën 5 të mëngjesit të së premtes, dje, në Thiva.

Mësohet se për shkak të mjegullës së dendur, shqiptari është përplasur me një kamion në autostradë dhe makina e tij është bërë copa.

Mjekëve nuk u kishte mbetur më asgjë për të bërë për shqiptarin, emri i të cilit nuk është bërë me dije, pasi ai u raportua i vdekur në vend.

I plagosur mbeti shoferi i kamionit, 60 vjeç i cili u arrestua, raporton “Protothema“.


TË NGJASHME