HomeSociale

Humbën prindërit, Ministria e Shëndetësisë në ndihmë të fëmijëve jetim

Disa ditë pas tragjedisë në Pukë ku një shtëpi u shkrumbua nga flakët dhe për pasojë humbën jetën çifti i bashkëshortëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë masat për t’u ardhur në ndihmë fëjimëve që mbetën jetim.

Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës në koordinim me organizatat partnere dhuruan veshmbathje, pako ushqimore dhe karrocë për gjyshën e paralizuar që shpëtoi nga zjarri, duke u angazhuar për mbështetjen e familjes në vazhdimësi.

Gjithashtu ka nisur dhe procedura për pajisjen me status jetimi të 4 fëmijëve si dhe identifikimi i një familjejeje që do të marrë në kujdestari fëmijët e mitur, ndërsa bashkia iu ka caktuar një pension social si dhe ka ndërmarrë përsipër ndërtimin e shtëpisë.


TË NGJASHME