HomeSport

Humbi finalen e Champions, presidenti Perez: Real Madrid do të ndryshojë

Real Madrid u eleminua këtë të mërkurë nga Chelsea kur ishte vetëm një hap larg finales së madhe të Champions League.
Ky eleminim i madrilenëve erdhi surprizë për thuajse këdo, pasi përballë kishte një ekip si Chelsea që sezonin e ka nisur shumë dobët, megjithëse me ardhjen e trajnerit të ri të pankinën e londinezëve duket se çdo gjë ka ndryshuar.

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka reagur pas këtij hapi fals, duke pranuar publikisht se ekipi i tij ka nevojë për një “shkundje”.

Ndryshimi në kampin e madrilenëve do të nisë sapo ky sezon të përfundojë pavarësisht nëse ekipi i Zidane do të shpallet kampion i La Ligës ose jo.

Ky ndryshim mund të nisë pikërisht nga stoli duke kërkuar për një alternativë të re në drejtimin e skuadrës dhe emri më i lakuar këto ditë ka qenë Raul Gonzales, një ‘veteran’ që e e njeh mirë terrenit tek ‘los blancos’.

Nga merkato nuk janë vënë nën shënjestër emra të caktuar, megjithatë dihen lojtarët që do të kthehen në Bernabeu nga huazimet. Realit do t’i bashkohen Gareth Bejl, Joviç, Brahim Diaz, Sebajos, Odegardm Kubo dhe Reriner, të gjithë të huazur për momentin.


TË NGJASHME