HomeSport

Humbi supersfidën, futbollisti ishte komisioner në zgjedhje

Mungesa e Marselos në ndeshjen e parë ndaj Chelsea i habiti jo pak tifozët pasi mungesa e tij nuk lidhej me arsye që i takojnë fushës së blertë. Në fakt Marselo ishte thirrur si komisioner në zgjedhjet lokale në kryeqytetin spanjoll, Madrid.

Ky ishte një lajm që bëri shumë zhurmë në mediat spanjolle pasi askush nuk e kishte të qartë së pse duhej prania e një futbollisti në komisionet e zgjedhjeve dhe pikërisht ditët kur duhet të përgatitej për sfidën e rëndësishme ndaj anglezëve.

Megjithëse kjo nuk është shpjeguar ende, duket se aventura politike e mbrojtësit madrilen ka përfunduar, pasi ky i fundit është bashkuar me ekipin dhe ka udhëtuar drejt Londrës.

Supërsfida e kthimit Chelsea-Real Madrid do të luhet ditën e mërkurë duke përcaktuar dhe finalisten e këtij sezoni, teksa rezultati i ndeshjes së parë është 1-1.


TË NGJASHME