Lajme Lajmi i Fundit

Humbin dy fëmijë në Dibër, policia i gjen pas disa orësh

Dy fëmijë 12 vjeç kanë humbur kontaktet me familjarët në fshatin Kastriot të Dibrës. Familjarët kanë bërë denoncim në polici për zhdukjen e dy djemve të mitur.

Dy djemtë kanë mbaruar mësimin në orën 15.00 të ditës së sotme dhe nuk janë parë më. Dy shtetasit e mitur nuk kanë shkuar në shtëpi, pasi kanë përfunduar shkollën.

Sipas familjarëve, dy 12-vjeçarët kanë shkuar në Bjeshkët e Korabit. Policia e Dibrës ka nisur kërkimet për të gjetur vogëlushët.

Related posts

Shqipëria pranohet zyrtarisht në EUROJUST

Klaudia gotanews

Bie një masiv dheu në Krujë, bllokohet qarkullimi në rrugë

Mila

Francë, shënohet temperatura më e lartë në historinë e vendit

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!