HomeLajmi i Fundit

Humbin jetën 3 alpinistë në Everest

Tre alpinistë kanë humbur jetën në malin Everest, duke e çuar në shtatë numrin e të vdekurve përgjatë një jave.

Sipas BBC, tre alpinistët humbën jetën për shkak të lodhjes kur po zbrisnin malin. Shifrat e personave që kanë humbur jetën në malin Everest janë të larta. Shtatë të vdekur në një javë, më shumë se shifra totale për gjithë vitin e kaluar.

Nepali ka lëshuar 381 leje që kushtojnë 11 mijë Dollarë secila për t’u ngjitur në malin më të lartë të botës në kulmin e sezonit të alpinizmit.