HomeSociale

Humbin jetën dy të infektuar me Covid-19

Dy qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit.

Ata janë një 59 vjeçare nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe një pacient 77 vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni, që trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive.

Pavarësisht mjekimit intensiv dhe pëpjekjeve maksimale të stafit mjekësor ata nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 81 pacientë, 12 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME