HomeSport

Humbja e dytë rresht, Chelsea mposht Liverpool

Mund të themi pa frikë tani se Liverpool është në krizë. “Reds-at”, u mposhtën edhe nga Chelsea mbrëmjen e kaluar, duke shënuar 3 humbje në 4 ndeshjet e fundit. Paraqitjet e fundit të ekipit të drejtuar nga Jurgeen Klopp lënë për të dëshiruar dhe nuk i afrohen atij Liverpool të frikshëm që ishte në startin e sezonit.

Në ndeshjen ndaj Chelsea, e vlefshme për FA Cup, blutë shënuan nga një gol në çdo pjesë duke eleminuar përfundimisht nga gara kampionët e europës. Në minutën e 13-të Willian do të jepte avantazhin për londinezët, kurse në pjesën e dytë Barkley do të vuloste rezultatin 2-0. Vlen të theksohet përfomanca pozitive e portierit vendas, Kepa. Liverpool tentoi disa herë të reagonte por mbrotja e Chelset ishte në nivelin e duhur.


TË NGJASHME