HomeSport

Humbja ndaj Lazio, ndërpritet rekordi i Cristiano Ronaldo

C.Ronaldo njihet për egon e tij të madhe, e ka shumë të vështirë të pranoj vendin e dytë por në Riad nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të pranoj verdiktin që dha fusha e lojës, Lazio e meritoi trofeun e Superkupës. Për CR7 në aspektin personal kjo ishte një humbje e cila i jep fund rekordit të tij, Ronaldo kishte që nga viti 2014 që nuk humbiste një finale.

12 suksese radhazi, ku përfshihen 3 Champions, 3 Botëror për klube, 2 Superkupa të Europës, një Superkupë Spanje, 1 Superkupë në Itali, 1 Europian dhe Ligën e Kombeve. Pas këtij rrugëtimi fantastik, Ronaldo provon dhe vendin e dytë, kjo për meritë të Lazios.


TË NGJASHME