HomeSport

Humbja në derbi dhe shkarkimi Lerdës, Partizani kërkon kthesën ndaj Teutës

Partizani ka nisur përgatitjet për javën e 16 të kampionatit. Ndeshja e ardhshme e mesjavës i gjen kampionët në një transfertë delikate, pasi përballë do të jenë durrsakët e drejtuar tanimë nga Edi Martini. Ndeshja e së mërkurës në orën 16:00 sjell edhe dy rikthime për Partizanin.

Pas mungesës në derbi për shkak pezullimi për plotësimin e numrit të kartonave të verdhë, në ekip janë rikthyer Broja dhe Telushi. Mungesa e dy mesfushorëve u vu re edhe në derbin ndaj Tiranës. Sa i takon Esat Malës, kjo “çështje” nuk ka marrë zgjidhje, me lojtarin që vijon të stërvitet i diferencuar nga grupi. Ndryshe nga ndeshja e fundit, në formacionin e 16 herë kampionëve priten ndryshime të shumta.


TË NGJASHME