HomeSport

Humbja në derbi, në dyshim stoli i Giampaolo

Të shtunën mbrëma, Milani u mund në debri ndaj Interit me rezultatin 2-0. Golat për zikaltërit, u shënuan nga Brozovic dhe Lukaku.

Kuqezinjtë deri më tani nuk kanë bindur shumë me rezultatet, por mbi të gjitha me lojën. Në këto kushte, drejtuesit e klubit janë duke reflektua dhe tashmë trajneri Marco Giampaolo nuk e ndjen më veten të sigurt në krye të Milanit.

3 ndeshjet e ardhshme do të jenë shumë vendimtare për për të ardhmen e teknikut. 18 herë kampionët e Italisë do të ndeshen me Torinën në transfertë, presin Fiorentinën në shtëpi dhe më pas udhëtojnë sërish në transfertë ndaj Genoas. Gjithçka mbetet për t’u parë nga ecuria e Milanit.


TË NGJASHME