HomeLajme

Hyjnë në Librin e Rekordeve Guinness, njihuni me çiftin më të vjetër në botë

Julio César Mora dhe Waldramina Quintero kanë hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si çifti më jetëgjatë në botë. 110-vjeçari dhe 104-vjeçarja, të dy nga Ekuadori, janë njohur në vitin 1934 dhe janë martuar në vitin 1941. Së bashku, mosha e tyre është 214 vite.

Julio Mora u largua nga prindërit e tij për t’u martuar fshehurazi me Waldramina Quinteros një ditë Shkurti. Të dyja familjet nuk pranuan.

Shtatëdhjetë e nëntë vjet më vonë, ata janë ende së bashku – ai është 110 vjeç dhe ajo është 104, të dy kthjellët dhe gëzojnë shëndet të poltë, megjithëse të afërmit thonë se ata janë pak në depresion sepse u mungojnë takimet të mëdha familjare për shkak të pandemisë.

Ka martesa më të gjata, por jo mes njerëzve kaq të vjetër, sipas Rekordeve Botërore të Guinness.

Mora lindi në 10 Mars 1910 dhe Quinteros më 16 Tetor 1915. Ata u martuan në 7 Shkurt 1941, në kishën e parë të ndërtuar nga Spanjollët në Quito: La Iglesia de El Belén.

Të dy janë mësues në pension dhe jetojnë në kryeqytetin e Ekuadorit, Quito, ku para pak ditësh ata morën certifikimin Guinness.

Vajza e tyre Cecilia thotë se ata janë të dy kthjellët dhe aktivë, megjithëse nuk kanë më gatishmërinë që kishin më parë. Por “për një muaj ata kanë ndryshuar, kanë qenë më të dëshpëruar sepse u mungojnë darkat e mëdha familjare”. Ata kanë katër fëmijë, 11 nipër e mbesa dhe 22 stërnipa e stërmbesa.

Më parë të listuar si më të moshuarit ishin një çift nga Austin, Texas, Charlotte Henderson dhe John Henderson, të cilët kanë një moshë të përbashkët 212 vjeç dhe 52 ditë.

Burimi: The Guardian


TË NGJASHME