HomeSport

Hysaj drejt largimit, pret ofertën e Juventus

Pas 4-vitesh te skuadra e Napolit, Elseid Hysaj, ka vendosur përfundimisht të largohet nga ky ekip dhe të fillojë një aventurë të re. Nga gjithë lojtarët shqiptarë, që aktivizohen jashtë Shqipërisë, Hysaj është legjionari më i kërkuar nga ekipet europiane. Ditët e fundit u fol edhe për një interesim nga ana e Manchester United, por kjo pistë ra për arsye se “djajtë e kuq” vendosën të transferojnë anësorin e Crystal Palace, Aaron Wan-Bissaka.

Sipas “El Mundo Deportivo”, Atletico Madrid është i vetmi ekip që interesohet për të siguruar shërbimet e aësorit shqiptar. Nisur nga ky fakt, edhe presidenti De Laurentis ka ulur ndjeshëm çmimin e kartonit të Hysaj në 20 milionë euro.

Hysaj, ndërkohë është në pritje të një oferte nga Juventus. Anësori shqiptar, ka shprehur dëshirën të ribashkohet sërish me teknikun Maurizio Sarri.

Një tjetër legjionar i cili pritet të ndryshoj destinacion këtë verë është dhe Eros Grezda. Sulmuesi kuqezi është kthyer në çështje jo vetëm në përfaqësuese por dhe te skuadra e tij Ranger, ku trajneri Steven Gerrard nuk e ka grumbulluar me ekipin në fazën përgatitore që po e zhvillojnë në Portugali.


TË NGJASHME