HomeLajmi i Fundit

I afërmi i Kacifasit, gazetarëve shqiptarë: Nuk ju duam, qërohuni!

Teksa pritet të nisë ceremonia përkujtimore që do të mbahet në fshatin Bularat, për 1-vjetorin e humbjes së jetës të ekstremistit grek, Konstandinos Kacifas, mbërritën të afërm të të ndjerit.

Njëri prej tyre, tejmase i revoltuar u shpreh ekzaktësisht (në gjuhën shqipe) se “nuk i duam mediat shqiptare” dhe u kërkoi gazetarëve të pranishëm të largoheshin.

“Nuk ju duam. Nuk na doni ju, nuk ju duam edhe ne. Pse e vratë djalin? Na thoni pse e keni vrarë djalin? Pse po vini këtu? ikni qërohuni!” u shpreh ai.

Vetëm mediat greke u lejuan të hynin brenda në varreza, ato shqiptare jo.