HomeLajme

I akuzuar për vrasje, ekstradohet shqiptari në Britani

Është ekstraduar dje nga Shqipëria në Londër shtetasi Elton Sefa, 23-vjeç, i akuzuar për vrasjen e John Woodward në prill të 2018-ës.

Sefa ishte arrestuar në portin e Durrësit në 28 shkurt të 2019-ës për shkak të kërkesës së britanikëve dhe është mbajtur në qeli deri në përfundim të procedurave të ekstradimit.

Ai pritet të dalë sot përpara trupit gjykues në Westminster

Shqiptari akuzohet se ka vrarë duke i shkaktuar fraktura në kokë ndërtuesit 47 vjeçar John Woodward. Fillimisht u mendua se Woodward ishte dëmtuar gjatë punimeve, por pas hetimeve ka rezultuar se Elton Sefa është i përfshirë në ngjarje.


TË NGJASHME