HomePolitikë

Procedohet penalisht kreu i PD-së Librazhd

Policia ka proceduar penalisht kryetarin e PD-së në Librazhd, Bujar Vreton, bashkë me pesë persona të tjerë, pasi kanë tentuar t’i bllokojnë rrugën eskortës së kryeministrit paraditen e sotme.

Ata kanë dalë në hyrje të Bay pass-it të qytetit për të protestuar kundër Ramës. Të proceduarit e tjerë janë: Arben Kurti, Roland Abazi, Xhevdet Balliu, Florant Vreto dhe Arjanit Leka.

Kryeministri ishte i pranishëm ditën e sotme në Librazhd, në kuadër të turit ‘Bashkia që duam’.


TË NGJASHME