HomeLajmi i Fundit

I dënuar me 5 vite burg në Itali për drogë, arrestohet në Durrës

Një 34-vjeçar ka rënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Burime zyrtare nga policia pohuan se Fation Xhezairi, banues në Durrës kërkohej nga autoritetet italiane, ndërsa pritet ekstradimi i tij.

Arrestimi për këtë shtetas u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata e Ankona/Itali e ka dënuar atë me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për hetime të mëtejshme.