HomeLajmi i Fundit

I dënuar për vjedhje në Itali, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Në pranga ka rënë shtetasi R.T, i dënuar me 6 vite e 10 muaj e 22 ditë burg nga Gjykata e Firences, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

“25-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Firences/Itali, më datë 29.09.2017, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj e 22 ditë burgim për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me dhunë”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.“, njofton policia.