HomePolitikë

I dërgoi dje letër, Rama i përgjigjet Metës

Kryeministri Edi Rama nga Himara ka reaguar për letrën që presidenti Ilir Meta i dërgoi ditën e djeshme. Mes ironisë Rama komentoi letrën e Metës duke e krahasuar atë me një letër dashurie.

Më kishte çuar edhe një letër mbrëmë, dashurie që cuditërisht Baba Xhikja e coi pasi u dogj KZAZ. Dashuri me kod reflekto Edi se e shikon ça po ndodh. Dhe kujton edhe Ramiz Alinë. Por ai i shtyu se zgjedhjet i kishte në rrugë popullin sepse kështu që erdhi puna sot, si Bujar Nishani edhe Ramiz Alia na del burrë shteti.

Po këtu cili popull është ngritur për të shtyrë zgjedhje.Populli i familjarëve të kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës. Një burrë që nuk e meriton, që rri pi në klub dhe njerëzit i çon në burg. Burra me dhjetëra në pranga për Zef Hilën që vetëm burrë nuk është për atë që bëri dje“, tha Rama


TË NGJASHME