HomePolitikë

I dërguari i SHBA flet për Shqipërinë, apel për dialog e marrëveshje

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Metthew Palmer, i derguari i posacem i SHBA per Ballkanin Perendimor ka dhënë mesazh të qartë për Shqipërinë, gjatë fjalës së mbajtur në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos.

Duke folur për Shqipërinë, ai ka theksuar se “themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta, që zgjedhjet janë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike”.

Palmer ka bërë apel për dialog në vend dhe për marrëveshje specifikuar sipas tij, “mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që con sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”.

Matthew Palmer në Davos për Shqipërinë:

Është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta, që zgjedhjet janë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike.
Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që con sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare.



TË NGJASHME