HomeSociale

I dha energji elektrike të afërmes duke përdorur rrjetin e bashkisë, prangoset ish-drejtori në Gjirokastër

Një ish-drejtor në Bashkinë e Gjirokastrës ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Armand Mamani është arrestuar bashkë me shtetasen Violeta Baholli, e afërme e tij. Mamani i kishte dhënë energji Bahollit nga zyrat e bashkisë vendosur pranë Obeliskut.

Mamani ka qenë drejtor i agjencisë së shërbimit dhe mirëmbajtjes në bashkinë Gjirokastër të drejtuar nga Zamira Rami.

Më parë ai ka qenë edhe drejtor i spitalit rajonal të Gjirokastrës. Mamani është arrestuar gjatë natës në Jalë, në kampin e LSI.


TË NGJASHME