HomeShowbiz

I dha fund miqësisë me Fifin? Flet Eneida Tarifa

Fifi dhe Eneda Tarifa ishin dy pretendetet për të fituar “Këngën Magjike”, por kjo e fundit u shpall fituese. Ky vendim u pasua me shumë diskutime, ku shumë njerëz mendonin se duhet ta fitonte Fifi.

Pas përfundimit të Këngës Magjike, u përfol shumë se miqësia mes Enedës dhe Fifit nuk ishte më njësoj, por asnjëra nga të dyja nuk e ka pohuar, por as mohuar këtë fakt, të paktën deri më sot.

Eneida ka mohuar gjithçka, duke thënë se marrëdhënia me Fifin vijon të mbetet shumë “cool”.

“Unë po them që asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Unë me Fifin bëmë party, after-party dhe after, after-party. Të nesërmen u zgjuam shumë vonë. Jemi shumë “cool” me njëra tjetrën!”- u shpreh Tarifa, duke mohuar çdo zë që flet për një krizë të mundshme mes tyre.

Eneda tha se e meritonte fitoren duke qenë se ishte një këngë e mrekullueshme:

“Unë mendoj që edhe sikur të mos kisha asgjë në skenë, as balerinë, as kontekstin e caktuar që iu përshtat këngës, mendoj që kënga ime ishte një këngë e mrekullueshme dhe unë kam bërë të pamundurën dhe kam një arritje personale në një sfidë në këtë këngë për ta sjellë ndryshe për ta kënduar jashtë formës që Eneda këndon në përgjithësi. Mendoj që kjo këngë kishte distancë nga disa këngë të tjera të bukura të ‘Këngës Magjike. Mendoj se do ia kishte dalë gjithsesi edhe pa kontekstin që mori pas tërmetit”.


TË NGJASHME