HomeLajmi i Fundit

I dogji makinën bashkëfshatarit, policia arreston autorin

Dy ditë më parë në zonën industriale të qytetit të pogradecit, u dogj një automjet tip BMW X6. Pas hetimeve të policisë, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe policia e Pogradecit ka vënë në pranga një person i cili dyshohet të jetë autori i ngjarjes.

Sipas policise, ne pranga u vu shtetasi me inicialet M.T, 33 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec. “Ai u arrestua si i autor i dyshuar i zjarrvënies ndaj mjetit të 46-vjeçarit J.M”.

NJOFTIMI 

Policia arreston në flagrancë një shtetas, si autor i dyshuar i kësaj ngjarje.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me fakte ligjore, të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 31.07.2019, ku në lagjen nr.1, u dogj automjeti tip “BMW X6” në pronësi të shtetasit J.M, 46 vjeç, banues në fshatin Buçimas, informojmë se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M.T, 33 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, si autor i dyshuar i zjarrvënies ndaj mjetit të 46-vjeçarit J.M.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.